www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

Te pakten guxoje

Page 1

TE PAKTEN GUXOJE... POEZI VALENTINA LLAPRI


UNIVERS PLOTË MJALTË.

Yjet atë mbrëmje, qenë zënë dorë për dore. Ndërsa hëna, kish veshur një fustan : si përherë borë të bardhë, dhe mes yjeve shkëlqente si një zanë e rrallë.


Qielli i mbrëmjes, kish marrë një era mjalte, përzier me grimca margaritari të bardhë. Yjet buzëqeshnin, dashuri shpërndanin, qiellit ëmbëltorit , donin që ti ngjanin. Vëllezër të pandarë, buzqeshjet qelibar,


univers i mirë , univers i rrallë. ********************************** PËRHERË Falni dashuri, jepni ngrohtësi, duajë ti tani!! e mos prit shpërblim.


Thithni ajër të mirë, të ngeleni grimcë e “dlirë”. ********************************** TE PAKTEN GUXOJE… Të paktën , provojë…. të jem në krahë të erës së mirë, në krahë të diellit zemër-flori,


në krahë të yjeve që aq ëmbël shndrijnë. Të paktën provojë, që nga e mira gjithmonë të anojë, të ngrohë një zemër, që ndjen pak ftohtë, të përkëdhel një lule, jo dhe aq të plotë, të mbaje dorën e zogjve , në dimër kur kanë ftohtë,


tu flas lëndinave me lule, kur shkelen nga erë e fortë… Të paktën guxojë të shprehë ato që ndiejë e përjetojë. Nga thellësi e shpirtit hyn dritëz e ëmbël, që më lejon të guxojë.. Të paktën synojë


që me durim e përkushtim, synime të drejta të realizojë, ato janë pa bujra të mëdha, janë të thjeshta , dhee një fytyrë gjithnji mbajnë… Të paktën, të paktën, guxojëë… dhe besoje që: e ardhmja e çdo kombi


në drejtësi do lundrojë. ********************************** TË DUA FORTË. Shqipëri o yll i shndritshëm, je i mirë o burim drite, je një vend aq i magjishëm, je një zonjëzë fisnike.


Të kam nënë, po edhe babë, shumë të dua, dite e natë, je burim i frymëzimit, ti je lulja e blerimit.

Shqipëri të kam të shtrenjtë, fortë do të dua, sa të kem jetë.


********************************* Ajo Ajo ishte e urtë, ajo ngeli e butë, e bardha nëna ime. Ç’mbrekulli qenka këtu. Tik tik tik, e tuk tuk tuk, ç’është kjo zhurmë, vallë këtu!.


I hap sytë mengadalë, edhe shoh vërdallë - vërdallë.

Nga dritarja gjysmë e hapur, unë shoh diellin krahëhapur, që buzëqesh plotë ëmbëlsi, dhe të fton në gji të tij.


Dal një çast shpejtë në dritare, edhe mbushem ploootë freski, edhe fluturat këngëtare, pranë më vijnë , porsi fëmijë.

Zogjtë në pemë kanë nisur këngën, ëmbël shtruar si përherë,


qielli, më i bukur ëndërr, mjaltë e qumësht si pranverë.

Tik tik tik, e tuk tuk tuk ç’ mbrekulli qenka këtu. Do t’këndojë për ty.


E shtrenjta , dhe e ëmbëlta tokë, një këngë krejtë të re, unë po t’këndojë ty sot!. Ajo mbart në vetvete , një mall dhe dashuri, ndopak edhe keqardhje, dhe shumë dhimbsuri. Më dhimbsesh fortë moj tokë, o mjaltë i kulluar,


shumë fjalë dua t’them sot, o dritëz e shpenguar. Tek gjoksi yt i ngrohtë, plotë herë qeshëm e qamë, tek shpirti yt i butë, shenjat e tonit shpirt lame. Pastaj t’këndojë me mall, dhe pse tek ty unë jam, çdo herë do ta bëj,


se thellë në zemër t’kam, ta dish sa thellë të dua, do t’mbajë çdo ditë në zemër, o yll i mjaltësuar, o më i ëmbëli emër. E shtenjta , dhe më e ëmbëlta tokë, je vend kaq i kulluar, bekime paç nga mot.


********************************** Dritarja e shpirtit Në dritaren e shpirtit, mendimet hyjnë e shkojnë, ftohtësin e dimrit, duan që të ngrojnë.


Lulet edhe dielli , pjesë në shpirt më janë, bashkë me ta dhe qielli, aty brenda i kam.

Se s’mund të bëj dot ndryshe, se s’mundem kurrsesi, edhe kur t’bëhem gjyshe,


e tillë do t’mbesë, gjithsesi.

Në dritaren e jetës, ka lule , ka gëzim, edhe përtej së vërtetës, do t’ketë mendime, si fillim. **********************************


Ka. Ka gjëra që thuhen, ka gjëra që ruhen, ka gjëra që fshihen, ka gjëra që tirren, ka maska që s’çirren. *********************************


Kosovës një fjalë do ti them. E ëmbël nuancë parajsore, të të shoh e pranë të ndjejë,


e butë bukuri hyjnore, diçka nga zemra dua të të rrëfejë.

Ndoshta janë fjalë malli, për ty moj motra ime, unë si shqiponjë mali, e ti si aromë lirie.


Kosovës një fjalë do ti them, të ndjeki udhën e mençur, të stërgjyshërve trima, që dikur e dikur u patën lerë.

Ti hapi dritaret e shpirtit të saj , dhe të grumbullojë mirësitë


e pafundme, nga çdo anë edhe skajë.

Të punojnë të gjithë, aty në at copë tokë dhe jo të hedhin sytë , andej largë nëpër botë.


E shtrenjta motra ime, ne vuajmë po njëllojë, Si ti ashtu dhe unë, plotë vështirsi po kalojmë.

Por ja ku po të t’them , e ëmbëla jeta ime, puno në vendin tënd ,


e shtrenjta ndër agime.

Ndër deje e në shpirt , një gjak vërtetë na vlon, jemi vëllezër e motra, kjo gjë na mbrekullon.


Të duhemi vërtetë shumë, të ngelemi një shembull i mirë, të ndjekim udhën e drejtë, pa derte, e pa smirë.

Më do e fortë të dua, ne jemi mish e thua. **********************************


Një fjalë po ju them E donin këtë tokë fortë, të parët, të mirët tanë , Naimi i thurri vargje,


dhe pas amanetin e tyre na lanë.

Hordhitë apo pushtuesit, që koha tek ne i hodhi, shfrytzuan aq sa deshën, u krehën ,dhe mirë u veshën!.


E ndanë tokën tonë, në copa e gjymtuan, shqiptar në çdo anë, vëllezër të përmalluar.

Çajupi edhe Noli, Asdreni dhe plotë të tjerë, punuan për kët komb,


të lodhur , disi të mjerë.

Dhe gjuha kaq e ëmbël, jo kurrë vërtetë nuk humbi, ndër breza kënduam këngën, stuhitë ajo i tundi.


Dhe kënga aq e pastër kumboi brez pas brezi, si re në qiell të kaltër, e pastër përherë do t’mbesi.

Vëllezër në çdo anë, shpërndarë si kokrra misri, a’t dashuri të mbajmë,


a’t dashuri q’na ngjizi.

Të duam njëri- tjetrin, ta duam me gjithë shpirt, të punojmë për tokën tonë, Ta bëjmë çdo pëllëmbë të saj gjithë nur e dritë.


Të ndalet ajo ikja, drejtë vendeve të largëta, e hidhur është pastaj pritja, në k’to troje, kaq të pastërta.

Një fjalë po ju them, me bindje kaq të thellë,


qëndroni në tokën tuaj, që shpirti, të mos u vuajë. ********************************** Të mençur fëmijë. Të dashur fëmijë, ta doni vendin tuaj, se s’ka më të mirë, se kjo tokë e bekuar.


Të ëmbël fëmijë, ta doni njëri tjetrin, të shtoni dashurinë, mos humbni sinqeritetin.

Të shtrenjtë ju fëmijë,


të doni nënë e babë, se ata ju lindën, ju dhane shprese e gazë.

Të mençur fëmijë, qëndroni përherë të mirë. **********************************


Të tjera paskan lindur Pa bëj një pastrim tek galeria e trurit tënd, të shohim c’grimca të padëshirueshme aty do të kenë zenë vend! Merr një fshesë ndërgjegjeje të pastër si dritë dielli, ruaj grimcat e bardha,


të mira e të rralla. Padyshim, aty në mes tyre do t’jenë ngatërruar keqazi, edhe grimcat besdisëse, merr pra fshesën e ndërgjegjes, dhe hiqi me a’t lëvizje rrokullisëse, As ajo s’po ti shkund dot!, Çudi, po kaq thellë kanë hedhur rrënjë kaq thellë paskan bërë vend!.


Provoje pa u lodhur prapë, e pastaj prapë, Ndoshta, ma do mendja, do të duhet ndopak kohë e gjatë, Rrokullisi tutje, të marrin arratinë, grimcat e padëshirueshme, qe t’heqin komplet freskinë. Pa t’shohim! e bëre pastrimin! po këto ç’janë!! të tjera paskan lindur!!!...


********************************** Po shkojë të pyesë diellin Kur linda! Si do të kenë qenë yjet! Ç’forme do të ketë patur hëna! Ç’qe ajo cipë e hollë, që më mbante mbështjellë aq fortë!


Ti ke lindur me këmishë, më thonë kur bie fjala edhe sot. Sa do të doja, ta dija formën e reve, nuancën e qiellit, fuqinë e diellit, atë ditë të lindjes time, oh, sa do ti doja . Me shpejtësi në letër, gjithçka do shënoja, Kur linda! ,


sa i madh qe trishtimi! Sa i thellë qe mjerimi! Ç’luftë shpirtërore kishte nisur! ne ç’udhë egoizmi qe bitisur? Po shkojë të pyesë një çast diellin ai në shpirt të tij, ka shënuar çdo detaj ai me siguri këto gjëra duhet ti dijë, sepse nga ai lulëzon jeta ,në çdo skaj të saj.


Valentina Llapri




Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.