www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

poezi

Page 1

POEZI VALENTINA LLAPRI Mbrekullite jane mbledhur. Teksa ecja permes te bukurit shesh , Nje trendafil aty rrotull me peshperiti ne vesh: Ndale hapin , te lutem nje moment, Ngriji syte larte e shih te bukurat peme,


Zogjte kengetare, sa bukur po kendojne, Dhe fluturat ne maje, vallezojne vec vallezojne Natyra e bukur dhe arome e saj, Po buzeqesh e ndien , shihet ne cdo skaj, I ngrita vertete syte , dhe pashe plote mbrekulli, Zogjte kengetare, dhe fluturat me fustan te ri, Ngjyrat me te embela te qiellit pastertor, Dliresi ne shpirt , flladi engjellor. Trendafil I bukur , dhe une aty prane, U ndalem qe te dy u ngopem me mbrekullite e pa-ane,


Lulet dhe natyra kendonin te gjithe tok, Mbrekullite jane mbledhur , edhe vallezojne tok. Me lulet si lule‌ Po mblidhja ngadale disa lule te bardha, Te lendine e bukur jo shume large nga ketu, Fluturat edhe zogjte porsi rete e kaltra Erdhen shume ngadale embel e pa fjale U ulen me mua ne gji te lendines, Me kenge ne goje dhe shpirtin plote gezim, E mbushem gjithe hapesiren me tingujt si te violines, U zhytem ne nje det te bukur plote endrra pambarim. Dhe bashke me buqetat e luleve bardhoshe, U ndjeme vete si lule ashtu perhapur ne cdo qoshe,


E mbushem lendinen me ere kaq te mire, Lumturi e madhe iku ne hapesire. Natë pa hënë. Po dëgjoja radion, e zëri i spikeres me befasoi, Në çast ngrita volumin dhe makina vete ndaloi!!, Zëri i shqetësuar i spikeres atë cast, Seç thoshte me të shpejtë : po mbytej në det një skaf… Ishte errësirë dhe dritat e qytetit Humbnin në errësirë , dhe iknin përtej detit, Sërish e njëjta gjë , mendova dhe u nisa E mbylla fare radion , më dukej sikur do lajthisja , Ikje , arratisje në mesin e errësirës,


Mes thirrjeve të shumta në gji të gjithë hapësirës, Atje humbiste thirrja ngadalë në gjithësi… Shpërndante mes hapësirës , sa ankth e pasiguri, Gomonet apo skafet , në detin e mjerimit, Të ngjyera përmes heshtjes dhe hijes së trishtimit, Se dimë se çfarë po ndodhte , kush vallë po na mashtronte!!?? Nisja drejtë errësirës të tërë po na tërbonte. Të etur për të ikur , mes detit të trishtimit, Me kripë të ngjyer lotët, mes pritjes së agimit, Do shkonim drejtë një ëndrre , mes dhimbjes pambarim, Nata s,kish të sosur , as deri në agim E mbylla radion fare , nuk doja të dëgjoja, Ah ky det I zi , se doja më se doja,


U nisa drejtë shtëpisë me pamjen e trishtuar, Deti përballë meje , dhe ai ish hutuar… Ndjesia me e bukur. Dua zogjte dhe natyren, Dua fushat edhe qiellin, Dua lendinat e blerta, Ato parajsen me sjellin, Ere e tyre eshte e cilter, Si ndjesia me e plote, Sdua fjale apo intriga, Miresine ate kam shok. Lulet , malet edhe fushat, Ja ku jane , te gjitha tok, Edhe qielli bashke me rete, Qe te gjithe ata jane shok. Edhe hena bashke me yjet, Hedhin valle papushim, Nje ndjesi vertete e bukur,


Oh ce mbush plote shpirtin tim. Një zemër jo e dëlirë. Si qiri që fiket në një natë të trishtë, Si një qiell i zymtë , herë blu dhe herë gri, Si një e pathënë mes shume të pathënave, Si një çudi - bërë mes dritëzave e gojëdhënave, Si një tym pa tym , mes natës së acartë, Si një zog i ftohtë, mes pemës së begatë, Si shumë fjalë të kota lëshuar në hapësirë, Si një fushe pa lule , mbuluar me kaq errësirë, Kështu do të ndihet një zemër jo e dëlirë. Nuk eshte marrezi. Nuk eshte marrezi fjala e mire, Ajo eshte e embel porsi embelsire, Zemrat na I ngrohe, dhe shpirtin e ben drite,


Ajo eshte si mburoje , te keqes I ben prite. Nuk eshte marrezi te duash plote pasterti, Te fillosh nga lulet dhe zogjte gjithe hijeshi, Malet dhe natyren ta duash ne pafundsi, Kurre mos te merzitesh me kto te embla ndjesi. Perceptim U gjenda para nje dere, E pashe ngadale ju afrova, Kish nje ngjyre te arte, U afrova ta shihja pak, Fillimin e kishte , Edhe une e shihja , Por kur ngrita syte, Mbarimin dot s,ja gjeja, Njerez s,kishte fare, Nuk piptinte asgje, Mendova deren te hapja,


Pa fjale edhe pa ze, Sec ish nje qetesi, Dukej si nje magji, Vec ndjeja nje freski, Qe buronte me furi, Ngadale u afrova Dhe deren te hapja provova, Por dora ne nje boshllek si sfungjer mu fut , Dhe vura re qe ndodhesha ne nje dimension te dyte, Se pashe pastaj me deren, Nuk kish as fillim as mbarim, Ish nje det I embel, Miresirash pa mbarim, Piklat e shiut. Piklat e shiut , si kristal i pastër, trokitën sërish,


Ashtu erdhën, qetë - qetë mbi asfaltin ndoshta edhe pak të trishtë, Ndërsa zogjtë këngës ja kishin marrë në kaltërsinë më të bukur qetësishtë, Ata këndonin mbi piklat e kristalta, Duke i buzeqeshur gjysëm-diellit me ato rrezet e tij të arta, Piklat e shiut , oh ato formonin një dekor të mbrekullueshëm sot, Vallëzonin së bashku me zogjtë,dhe qielli dukej kaq i lumtur me to, Aroma që shpërndahej oh ajo aromë kaq e ngrohtë, Mbushur e tejmbushur me aromat më të mira ne tokë. Po te isha. Po te isha mjeke, do te vija aftesine time ne sherbim te njerezimit,


Te sheroja dhe njerezit ti afroja , e mbi te gjitha ti doja po po ti doja, Do t, isha nje mjeke qe sdo merrja leke njerezve te gjore, Nje mjeke e perkushtuar qe do punonte ore e pa ore, Do dhuroja vec buzeqeshje , grimca miresie, Do punoja me perkushtim , pa himne lavdie.. Po te isha mesuese do ti doja shume femijet, Do buzeqeshja ngrohtesisht e do beja me te miren, Vlerat e njeriut mire do tja ngulisja, Dashurine per njeri tjetrin , vec te mira do tu flisja, Do te qeshja si femije, do lodroja bashke me ta , Diference nuk do te doja, do I kisha shok e vella.


Po te isha nje gjykatese , sdo anoja nga e liga Do beja me te miren , vec ate qe ngjan si drita. Por une jam nje fotografe , fjalen e mire kam perqafuar, Ndjeje nje drite aq te fuqishme, nate e dite mendje-ndricuar. Qetesi. Gjethet e kujtimeve jane shperndare njetrajtesishte Mbi belevardin e njomur nga piklat e shiut qetesishte, Dritat e semaforeve te ndezur qendrojne Fluturat anash tyre nisin e vallezojne. Shitesi I vogel I qumeshtit. Teta!! Do marresh qumesht sot?


Rituali I cdo mengjesi po e degjoje prape dhe sot, Eshte nje djale I vogel nga nje fshat aty prane Qe cdo mengjes gjithmone, qumeshtin me bidona shperndane. Fytyra plote quka , dhembet e medhenje, Pantallonat xhins dhe syte pak te medhenje, Ne koker te syrit shikon edhe sec pret, Qe qumeshtin tia blesh ashtu shpejte e shpejte. Teta , merre nje bidon , se dhe ky me ka mbetur, Djali camorrok, me bidonat tok, Une I buzeqesh dhe qumeshtin e bleje, Djali fluturon shend e vere me tej. Shqipëri moj Toka ime. Shqipëri moj Tokë e ëmbël,


Erëmirë porsi një ëndërr, Tokë e virgjër dhe krenare, Je e bukur moj gjigande, Nëpër erë edhe tufane, Netë ngricash e acaresh, Ti moj trime su perkule, Kokën ti aspak se ule, Sa e ëmbël je moj Tokë, Asnjeri nuk më thotë dot, Unë e ndiejë ëmbëlsinë tënde, Krenarinë dhe thjeshtësinë, Pak e ashpër ti nga vitet, Por e drejtë si pemë që rritet, Rritet ikën pambarim, Lëshon degë e filizë të rinjë, Je e pastër Toka ime, Sa të dua , sa të ndiejë, Ajri , pema edhe lulet, Ty të zbukurojnë cdo herë,


Ashpërsuar ndonjëherë , Mali , pema apo qielli, Por ti tokë e mjaltëzuar, O kurorë e lulëzuar. Shqipëri moj Toka ime, Nëpër vite ti na rrite, Na dhe dritën dhe shkëlqimin, Na dhe shpresën dhe besimin. Simfonia e piklave te shiut mbi asfalt. E dua simfonine e piklave te shiut mbi asfaltin e thate, Ai tani ka nisur , te bjeri mengadale, Dhe bujqit atje ne fshat gezuan per kete shi qe po bie tani, U duhej per mbjelljet , s,mund te kete diell gjithnji. Dhe vogelushet ti shihje , me ato cadrat e tyre te vogla,


E mbushen trotuarin, me te tyren gjalleri, Me gjyshet prej dore, me cantat permbi supe, Ata qe I duan dhe diell edhe shi. Tregtaret po nxitojne , dhe ata me cadrat, Drejte tregut te vogel sa heret paskan dale, Trokasin piklat e shiut mbi supe e mbi shpatullat, Dhe pastaj lehte lehte rreshket mbi trotuar. Buzëqeshja e fëmijës. Kur buzëqesh fëmija , Zemra bëhet flutur, Qesh edhe natyra, Shpirti me i bukur, Kur buzëqesh fëmija, Qesh e tërë shtëpia, Brishtësi e saj,


Ëmbëlsi e saj. Te kujtoj moj gjyshja ime e mire!. E kujtoj sot gjyshen time te mire, Fytyre-bardhe dhe gjithmone arom-mire, Cdo here fjale te embela, ngjyra dashurie, Fjalet qe ti thoshe , sa te kishin hije, Gjyshja ime e bukur, po po shume e bukur, Dy syte e tu te zinj , dhe krahet porsi flutur, Si flutur e bardhe me zemer te mire, Te gjitheve na falje oh sa ngrohtesi… Vdis po deshe. Vdis po deshe, botes sdo ti dhimbsesh shume Ujrat do te rrjedhin po njelloj, dhe shirat serish do te bien si lume, Vdis po deshe , dielli serish do te ndricoj,


Dhe po ajo ves mengjesore barin cdo dite do ta mbuloi, Ti vdis po deshe , merri me vete te tera dhimbjet qe eksistojne, Natyra serish do te qeshe , mbi varrin tend zogjte do te kendojne, Buzembremja ne qytet. Bulevardi mbushur plote me drita dhe zbukurime pafund, Nje muzike me tej here shfaqet here humb, Shiu mbi asfalt troket pa pushim, Zogjte fluturake , strukur ne peme rrine. Dy gjysmat. Bota ka qenë gjithnji e ndarë përgjysmë, mendime, ide a veprime, shembjesh , ngritjesh apo përkujtimore mashtrimesh.


Në dy pjesë , në dy ide, e në plotë mesele… Në të dyja pjesët , ka pasiguri , paqartësi, syra të çuditur apo ngrënie si lubi. Në pjesën e parë , errësira e përdalë, me flamur në sy e në ballë, bërtet si e marrë. I ka të tëra në dukje , si mungon asgjë;) – Po pse bërtet me gjithë atë të sertë zë.!!! Nga bërtitja e saj , stepet gjysma tjetër, aty te pjesë e saj vështron si një ketër. Stepet bashkë me të , edhe ai pjesë ndriçimi ,që si për inerci të kohës, turrfullon ,edhe ai nga dëshpërimi. Stepet gjysëm-drita, habitet dhe gjysëm hëna, dhe yjet edhe qielli, që shohin dy gjysmat çudi-bëra… Bota gjithnji kështu ka qenë , e ndarë në dy pjesë,


mendime a ide , nuk ka jo kompromis të mençur, sepse gjysma e parë, bërtet gjithnji si e marrë, e ndërsa tjetra e thashë më parë , porsi ketër rri e vështron, e me vështrim ndonjë karotë të hajë kërkon…. Po ku humbi mençuria!! Fjala magjike dhe urtësia, ku shkuan vallë!!, Janë gërshetuar mes përsiatjeve të asaj kohe aq të përdalë!! Përse nuk po thonë diçka të mirë, diçka që të zere vend, që t’ketë peshë , e vlerë!. Janë shtuar gjinkallat mbi pemë e mbi rrugë , me zërat e tyre, tromaksur dhe hunjtë. Driloni i vogël , trembur dhe ai, vështron gjyshin dhe gjyshen , me shumë pasiguri…


Dhe Lona mbi dritare, trishtushëm seç mendon, disa thërrime buke , një zogu i lëshon… Pjesa që qëndron tek gjysma e errët, sërish bërtet e bërtet e s’ngopet me t’bërë keq, dhe ketrat hanë karota , të strukur qetë qetë. Fëmijët të menduar thonë: “ A do t’ketë luftë të tretë”!!! e ndërsa dy gjysmat vazhdojnë secila për hesap te vet… Paqartësi. A mund ta shpjegojë dikush këtë paqartësi vallë!! Kemi kaq kohë që çirremi e bërtasim si të marrë.


Të gjithë pa përjashtim, duke e lënë brezin e ri si jetim….!!! Rrugën njëri- tjetrit s’dimë ti hapim,mirënjohjen dhe dashurinë nuk po dimë të falim, veç të ulërasim e të shpërbëhemi si pluhur i kotë në hapësirë. Është kaq paqartësi, seç duam e ç’kërkojmë, as vetë nuk e dimë!!!. Dhe brezi i ri, sërish vështron me habi!!, Madje dhe fëmijët nëpër kopështe a çerdhe, kërkojnë një shpjegim.. Ç ’është kjo sjellje prej të marri, po a i ka hije vallë një shqipëtari!!! Po pse jemi bërë si lubi dhe kuçedra , me vështrimin prej të marri!!. Nuk arrij të kuptojë, sinqerisht, këtë mani të çuditëshme, për të thurrur vec piedestale të lavdishme.


Të gjithë janë turrur drejtë një drejtimi, a ndoshta me duket mua , ky lloj perceptimi. Shoh rendje vetëm drejtë kolltukëve të pistë , me 200 në orë të sulur drejtë lavdisë. Asaj lavdie që vlerën e ka veç zero. Që ka shije të hidhur, dhe gjithnji at fytyrë të shtirur. Sa shumë e dëshironim ne kohën e parë lirinë te ishte e bardhë e bardhë, si qelibar i rrallë. Dhe sot ç’po ndodh vallë!! Qenkemi futur më duket në një telash aq të madh.. Kemi hyrë të gjithë në mes të një rrethi banal, dhe nuk po gjejmë drejtimin e duhur për të dalë. Nga burgu në rreth, e nga rrethi në lirinë e plotë , ku rinia jonë e mençur, këtij vendi ka për ti dalë Zot.


Realitet i hidhur. Ky realitet që po jetoj , më tremb , ma lëndon shpirtin dhe zemrën ma vret. Shoh njerëz të tulatur mes kohës së pashpirt, që kërkojnë të etur pak ujë edhe pak dritë.. Njerëz që s'kane të hanë , e s’kanë ç’tu cojnë fëmijëvë në shtëpi në darkë. Nuk del ajo pagë minimale, nuk del as për të blerë bukë thatë.. Realitet mjaftë i hidhur, bëhet një me kohën Migjeniane. Gratë vështrojnë nga burrat, ose rropaten nëpër firmat italiane. E ndërkohë;) një pjesë, barkun çdo ditë fërkon, e fërkon, dhe nga mëngjesi gjer në darkë vret mendjen : “Pushimet me cilën do ti kalojë”!!!!


Oh hipokrizi e shtrirur e këtij gjysëm shekulli qesharak, po ndale hapin moj e uruar ndale , dhe në pasqyrë shihu veç për pakë. Hë, më thuaj, a e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrën e shpirtit tënd të mjerë, po pse nuk e dallon që gjithçka përreth teje, po vjen kaq të keqe erë!!!! Më dalin keto fjalë nga shpirti , ashtu ndoshta dhe pa rimuar shumë. Pa metafora , apo me krahasime pafund: Që shkojnë e zbrasen në malin që as era dot se tund… Më dalin ashtu direkt , si një revoltë e shpejtë, si një mendim pa zbukurim , si nje i hidhur realitet. Nuk do dëshirojë ta shoh më tej kështu vendin tim.


Shpresoj natë e ditë , për të vetmin ,të mirin, e të ëmbëlin ndryshim. Dhe ai ndryshim, do t’fillojë sa më parë po nga secili prej nesh, të kuptojmë ku kemi gabuar ,e te mbajmë përherë një fytyrë të sinqertë. Vetëm kështu ecet përpara në jetë, brezat që do të vijnë, më të mençur do ta bëjnë Shqipërinë. Ata do përpiqen, dhe do ta vënë në shërbim, të tyren mençurinë. Kam kaq shumë besim, kam kaq shumë besim… Që shumë shpejtë , do të ndryshojë ky vendi im.. Zhurmë nëpër natë…


Në netët e gjata , rrugëve të kryeqytetit të mbuluar nga varfëri e shpirtit, dëgjohen ca zëra ngatërruar nëpër semaforet e trishtimit. Se di mirë në janë zëra njerëzish a jashtëtokësorësh, vijnë shumë të mbytyr, përzierë me ndriçime semaforësh. Ndalojë frymëmarrjen time një moment, dhe përpiqem të dëgjojë me shumë kujdes.. Ç'të jenë vallë , pres fare pak , dhe arrijë ti dallojë më pas ,fare qartë, se ç’janë. Janë zërat e kësaj kohe, të rrethuar brenda asaj loje , që të gjithë e pëlqejnë dhe e luajnë. Nuk janë jashtëtokësore, jo, janë qenie tokësore por me fytyrë kafshërore. Instiktet e tyre , po ja kalojnë edhe kafshës, e cila e trembur vështron pa ndalim.


Majmuni shikon , ndërsa njeriu me kaq shumë të keqija veten çdo ditë po e mbulon. Jemi të gjithë pjesë e kësaj loje të fëlliqur, i shohim dhe nuk reagojmë , disa mustaqet ngritur.. E ndërsa Aleksandra e vogël nga gjumi sapo është ngritur!! A mos vallë dhe ajo e ka dëgjuar atë zë?? ajo, hap pak perden dhe përpiqet të vështrojë nga dritarja e saj. Jashtë, një errësirë e paparë, dhe vogëlushja arrin të dëgjojë hipokrizinë skaj më skaj.. Aq e vogël ,dhe plotë mbushur mendje e saj... Dashuria. Dashuria I ngrohe njerezit, I mbush me drite me jete dhe gezim , I ben me te mencur , I ben me te mire, Dashuri e embel , dashuri e mire.


Dashuria eshte vete embelsia e jetes, Dashuria eshte vete zanafilla e se vertetes, Nga dashuria u krijua njerezimi, Nga fjala e mire erdh edhe besimi.. Nga dashuria , ajo e pasterta, ajo e mira Per fusha e zogj e jo mbreterira, Nga dashuria per qiell e toke, Per fjalen e mire qe te mban ngrohte e ngrohte.. Dashuria I ngrohe njerezit, I ben te mencur dhe me te mire, Dashuri e embel dashuri e mire.. Det pambarim. Mallin s'ma shuajnë dot, as kenget, dhe as vargjet e brishta. Mallin për të parët trima, ata të rrallët, ata që ngritën themelet mes netëve pambarimishte të trishta,


ata që në llogore ishin çdo herë të parët. Zemra ime ndjen trokitjen, dhe agimin e një çasti te ri, ashtu lehtë lehtë , trokitje pambarim. Shtegtojnë dallëndyshet, për pak ushqim te ri, dhe malli bëhet det, një det aq pambarim.. Do ngelesh shqipetar. Ti do ngelesh serish shqipetar, Edhe pse nga vatani ke kohe qe je ndare, Kjo toka jote te lindi mor bir, Ketu hodhe hapat e para , Ketu njohe dashurine. Ne rrebeshe kur buke skishe te haje U ule gju me gju tek ai plis I thate, I hodhe pakez uje mes drites aq te pakte, Dhe per habi nuk vdiqe, Me shellire buken e ngjyeve,


Koken kurre se ule, nderin kurre se shkele, Ndalu nje cast biri im I mire, Mos e shkel te shkuaren, Mos e moho dashurine e pare, Ajo te beri me te mencur , Ajo te veshi me me te mirin kristal, Pastaj ti hodhe hapat e tu te pare, Ashtu lehte lehte ngadale e pa bere fjale, Kishe frike ne fillim por kjo zgjati vec per nje cast, Pastaj kur ti mendimin e forcove, Oh zemren e nenes sa shume e gezove, Dhe nena jote qe te lindi , Te dha fryme jete dhe shpirt, Ajo qe naten rrinte pa gjume,. Qe ti te rriteshe ne ambient plote me drite, Te njihje miresine , te kishe ne gji dashurine Urrejtjen plake te mos e njihje,


Qellimin e mire drejte ne sy ta shihje Gjithandej te kishe nje shpirt human e te mire, Te kishe ne mendje dhe zemer vec ate te shtrenjten drejtesine, ti do ngelesh serish shqipetar djale I mire, dhe pse large une e ndjeje, kam besim. Drita e mendjes. Një fije shkrepëse, në errësirë, është mjaltë i rrallë, me erë të mirë, dhe kur s'ka dritë , mirë të mendojmë, drita e mendjes, të na ndriçojë. Duajeni kete toke.. Duajeni token tuaj o vellezer shqipetare, Duajeni papushim se nga ajo toke keni dale, Mos rrini te heshtur apo ndoshta te percare, Kerkoni miresine tek kjo toke mjalte I rralle.



E dini?. E dini!- Luftrat kane vec ere tym, Ere trishtim , pambarim, Fytyre te pakuptueshme, si korbat e vajtueshme. E dini !- nga egersia dalin vec perbindesha, Qe nuk ngopen kurre me te bere keq, Duan tere boten ta bejne keq e me keq. E dini !!- Nga dashurite behen mbrekullite, Natyra dhe njeriu qe zoti I bekoi, Plote me mbrekulli I veshi dhe I mbuloi. E pastër pambarim. Mua vuajtja s'më tremb, se aty gjej forcën për të ecur përpara, idetë e këqija tek mua nuk zenë vend, sepse vështrimi kap vetem pamjet e bardha.


Në dritën e diellit ,nën kaltërsinë e qiellit, aty do të mbushem me mirësi dhe gëzim, të pastër do ta ruajë zemrën si kristali, që nga buzëmbrëmja, e gjer në ditët pambarim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.