|
Ky artikull është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në: Pa referenca dhe pa lidhje wiki -- Rissa 7 gusht 2010 16:16 (CEST)
|
Te organet vegjetative bëjnë pjesë:
- Sistemi rrënjor
- Sistemi mbitokësore
Tek sistemi mbitokësore bëjnë:
- trungu
- degët
- degëzat
- gjethet
Sistemi rrënjor shërben për të
mbajtur trupin e pemëve frutore
të ngulur në tokë dhe për të ushqyer
bimën me ujë dhe lëndët e
ushqimore të tretura në të. Të
gjithë pjesët përbërëse të rrënjës
formojnë atë që quhet
Sistemi Rrënjor. Mënyra e zhvillimit
të sistemit rrënjor varet nga
mënyra e shtimit të bimëve dhe
nga specia bimore. Ndryshe zhvillohet
kur bimët shtohen me
anë të copave dhe ndryshe kur
ato shtohen me anë të farës.
Rrënja embrionale e mbirë
direkt nga fara, shkon në thellësi
të tokës në drejtim vertikal. Më
pas ajo fillon degëzimet e para
që zakonisht ato rriten në
drejtimin horizontal. Nga degëzimet
e para fillojnë të zhvillohen
degëzimet e dyta, më pas ato të
tretat e kështu me radhë, duke
formuar një sistem degëzimesh e
cila në varësi të species dhe nënshartesës,
shtrihet dhe “pushton”
një volum të caktuar dheu.
Sipas studimeve të bëra për
këtë qëllim, gjërësia e shtrirjes së
sistemit rrënjor të pemëve frutore
është në varësi të trashësisë së
shtresës aktive të tokës. Në toka
të thella dhe të përshkueshme
sistemi rrënjor zhvillohet si në
thellësi ashtu edhe në gjërësi. Në
tokat me pjellori normale, gjërësia
e sistemit rrënjor zhvillohet
horizontalisht në rreth 30-40% më
shumë se sa gjërësia e vetë
kurorës, ndërsa pjesa më e madhe
e tyre zhvillohen në thellësinë
20–80 cm. Sa më larg qafës së
rrënjës të ndodhet sistemi rrënjor
aq më shumë aktive është
aftësia thithëse dhe asimiluese e
saj. Në thellësinë deri në 1,5 – 2 m
nga sipërfaqja e tokës, është shtrirë
rreth 75-85% e totalit të sistemit
rrënjor. Kjo ka rëndësi praktike
sepse sipërfaqja e një pemëtoreje
me pemë të rritura, është
plotësisht e pushtuar nga sistemi
rrënjor, gjë që ka rëndësi të dihet
për aplikimin e një sistemi plehrimi
në të gjithë sipërfaqen e tokës.
Pikërisht për këtë arsye të gjithë
plehrat organike dhe ujitjet nuk
duhet të hidhen në afërsi të qafës
së rrënjëve, por duhet të
shpërndahen në të gjithë sipërfaqen
e tokës që mbulon kurora
e pemës.
Nga studime të kryera për
këtë qëllim, është vërtetuar se
sistemi rrënjor kur mbillet me farë
si, arra, gështenja, mani, etj,
vetëm në fund të vitit të parë pas
mbjelljes, shkon nga 1,5 – 2 m
thellësi. Ndërsa në fundin e vitit
të pestë apo të gjashtë pas mbjelljes,
thellësia e tij mund të ketë
shkuar edhe në rreth 3 - 5m.
Mundësia e depërtimit në thellësi
të tokës dhe aftësia e rritjes/
zhvillimit në drejtim horizontal të
sistemin rrënjor, varet shumë nga
kushtet klimaterike-tokësore dhe
niveli i shërbimeve agroteknike
gjatë kultivimit. Kështu psh., në
tokat e pasura dhe me ujrat nëntokësore
të thella, thellësia e
sistemit rrënjor te pemet e rritura
shkon deri në 8 - 10m. Largësia e
rrënjëve anësore shkon në rreth
4–8 m nga qëndra e boshtit rrënjor.
Ndërsa pemët e shartuara mbi
nënshartesa, pasi shkulen nga
vendi i mbjelljes së farës dhe
dërgohen për në vëndin e përhershëm,
rrënja embrionale e cila ka
drejtim boshtor, shkatërrohet/
pritet duke i’a lënë vëndin zhvillimit
të një sistemi rrënjor horizontal.
Në rastet kur niveli i ujrave
nëntokësore është poshtë sipërfaqes
sipërfaqes
së tokës (nën 1,5m) dhe
toka ka një strukture të shkrifët,
e të përshkueshme nga uji dhe
ajri, atëhere sistemi rrënjor tenton
të rritet/zhvillohet si në thellësi
ashtu edhe në gjërësi, duke
formuar një sistem rrënjor
xhufkor mjaft të zhvilluar dhe të
aftë për të siguruar një furnizim
sa më të mirë të bimës me ujë dhe
me lëndë ushqimore.
Ndërsa kur niveli i ujrave nëntoksore
është afër sipërfaqes së
tokës, atëhere sistemi rrënjor tenton
të rritet/zhvillohet afër sajë
dhe në drejtimin sa më horizontal.
Gjithashtu, kur shtresa e horizontit
punues është e cekët dhe
shtresa vijuese është me formacione
shkëmbore, ranore apo
konglomerate/gurishtore,
atëhere edhe në këtë rast sistemi
rrënjor tenton të shkojë sa më
horizontalisht. Praktikisht këto
lloje tokash kanë ndikime negative
sepse volumi i sistemit rrënjor
kufizohet vetëm në një pjesë
më të vogël volumi toke.
Gjithashtu në thellësinë e
sistemit rrënjor ndikon edhe
dendësia e mbjelljeve të bimëve.
Në rastin kur bimët mbillen në një
dendësi më të madhe, me qëllim
që ato të sigurojne sa më shumë
ujë dhe lëndë ushqimore, atëhere
sistemi rrënjor i tyre tenton të
shkojë sa më thellë. Këtu një
rëndësi vendimtare merr realizimi
i një sistemi plehrimi të kombinuar
me plehrat minerale dhe
ato organike, si ujitjet sistematike,
veçanerisht ajo me pika.
Bimët që shtohen me anë të
copave, përpanjave, këmbëzave,
etj, duke qënë se nuk janë me
origjinë nga fara, ato nuk zhvillojnë
rrënjë embrionale, por zhvillojnë
rrënjë mitake. Këto rrënjë
më tej rriten dhe zhvillohen si
në drejtim horizontal ashtu edhe
në drejtim vertikal, duke zhvilluar
një sistem rrënjor të aftë për t’i
siguruar bimës një furnizim sa më
normal të ujit dhe me lëndë ushqimore.
Pavarësisht nga origjina rrënjës,
embrionale apo mitake, rrënjët
e sistemit rrënjor ndahen në 3 kategori që janë:
- Rrënjët skeletore
- Rrënjët gjysëm skeletore;
- Rrënjët veshëse
- Rrënjët skeletore
Rrenjet gjysëm skeletore
janë rrënjët më
të vjetra dhe më të trasha të
sistemit rrënjor dhe lidhen direkt
me qafën e rrënjës e cila ndodhet
në fundin e trungut
Këto rrënjë i japin bimës një
qëndrueshmëri të lartë kundrejt
peshës së vetë bimës (sëbashku
me frutat) dhe të përballimit të
forcave e të faktorëve të tjerë fizik
dhe klimaterik, si; erës,
reshjeve, ngarkesës se borës,
etj. Rrënjët veshëse kanë një
gjatësi ne 1–5 cm dhe shërbejnë
për të thithur ujin dhe lëndët
ushqimore.
Rrënjët veshëse përbëhen nga:
- Kësula,
- Pjesa rritëse,
- Pjesa e qimeve thithëse
- Pjesa përcjellëse.
Pjesa rritëse, është maja më e re e rrënjës
dhe gjatësia e sajë është nga
0,1 - 1,5 mm dhe gjërësi nga 0,3 -
1mm. Zona e qimeve thithëse
është pjesa më e rëndësishmë e
sistemit rrënjor. Ne 1 mm2 të
zonës së qimeve thithëse ndodhen
rreth 300-600 qime thithëse.
Një qime thithëse praktikisht jeton
pak, rreth 15 - 20 ditë dhe
zevëndesimi i tyre bëhet në
mënyrë periodike në funksion të
rritjes. Nëpërmjet tyre bëhet realizimi
i absorbimit të ujit dhe të
lëndëve ushqimore që janë të tretura
në të. Për një zhvillim sa më
normal të sistemit rrënjor, rëndësi
të dorës së parë (përveç kushteve
si; lagështira optimale,
prania e lëndëve ushqimore, etj),
merr punimi i sipërfaqes së tokës.
Ajrimi i dobët i sistemit rrënjor,
ngjeshja e sipërfaqes së
tokës, qëndrimi për një kohë të
gjatë të ujit në trashësinë e sistemit
rrënjorë, bën që bimët të vuajnë
nga asfiksia (mungesa e
ajrit). Përveç kullimit nga ujrat e
tepërta, rëndësi të madhe merr
punimi/shkrifterimi i sipërfaqes
së tokës në thellësinë jo më pak
dhe jo më shumë se 15–20 cm.
Më në thellësi nuk duhet të aplikohet,
sepse dëmtohen rrënjët
skeletore dhe ½ skeletore, që
zakonisht janë afër sipërfaqes së
tokës.
Sistemi mbitokësore përbëhet nga
- trungu
- degët skeletore të para
- degët skeletore të dyta
- degët skeletore të treta
- degëzat e kategorive të ndryshme sythet, gjethet.
Trungu fillon nga qafa e rrënjës
dhe mbaron deri në fillimin e
degëzimeve të degëve të para
skeletore. Gjatësia dhe trashësia
e tij është në varësi të moshës së
pemës dhe të species bimore. Ai
shërben për të transportuar ujin
dhe lëndët ushqimore nga sistemi
rrënjor në drejtim të kurorës dhe
të sistemit gjethor, si dhe të zbresin
lëndët organike të formuara nga
gjethet në drejtim të sistemit rrënjorë.
Trungu mund të jetë i përbërë
nga një trung i vetëm, ose
në 2 ose 3 trungje dhe me rrallë 4
trungje (varet nga mënyra e kultivimit).
Trungu ka një qëndrueshmëri
të lartë ndaj faktorëve fizik si:
peshës së vetë pemës, ngarkesës
së frutave, erërave të forta dhe
faktorëve të tjerë fizik dhe klimaterik.
Disa lloje pemësh si lajthia,
thana, shega, etj, nuk kanë trung,
pasi degëzimet e tyre i fillojnë
menjëherë nga qafa e rrënjës
Degëzat e shkurtra, janë degëza
me moshë shumëvjeçare,
nga 4-10 vjet. Gjatësia e tyre
shkon nga 3 – 15 cm. Ato kanë
ndërnyje të shkurtra dhe të
mbushura me sythe frutore që
qëndrojnë shumë afër njëri
tjetrit. Shpesh herë në majë janë
vegjetative të cilët kur zhvillohen
japin një ose disa llastarë
të rinjë. Pas formimit të frutit në
to formohen ntrashje. Gjatë krasitjeve
dimërore, kurrsesi ato
nuk duhet të shkurtohen apo të
priten.
Degëzat e torbeste, janë degëza
tipike për farorët dhe formohen
nga kombinimi i degëzave
të holla dhe atyre të shkurtëra
Ato rriten
shumë ngadalë dhe mund të
frutifikojne për 10-15 vjet me
radhë. Pas formimit të frutit në
to formohen ntrashje në formë
unaze ku në bazë sajë mund të
gjykohet edhe për moshën e
tyre. Gjatë krasitjeve dimërore,
kurrsesi ato nuk duhet të priten.
Ato mund të rrallohen vetëm
atëhere nëse në pemë ka shumë
të tilla ose kur janë shumë të vjetra,
ose mund të shkurtohen
nëse janë shumë të vjetra.
Në grupin e pemëve bërthamore (si; kumbulla, pjeshka, qershia, kajsia,vishnja, gjënden:
- Degëzat frutore;
- Degëzat e përziera;
- Degëzat buketore
- Degëzat gjëmbore.
Degëzat e frutore, janë degëza
me moshë njëvjeçare, më gjatësi
15–40 cm.Në gjatësi të Degëzës
sythat anësore janë kryesisht
frutore ndërsa ai i majes
është vegjetative.
Gjatë krasitjeve dimërore, ato
nuk duhen të shkurtohen apo
të priten, por vetëm të rrallohen
nëse sasia e tyre është e dendur.
Degëzat e buketore, janë
degëza tipikë për shumicën e
pemëve në grupin e bërthamoreve.
Ato janë me gjatësi 0.5–1 cm dhe nganjëherë edhe 4–6 cm
(fig nr. 9). Në këto degëza vërejmë
se sythat anësore janë frutore
dhe të grupuara, dhe sythi
që është në majë, është vegjetativ,
i cili pasi çel del një llastar i
ri. Ky llastar në fund të vitit të
dytë shëndërrohet përsëri në një
degëz të re buketore me sytha
të grupuara dhe kështu tërësia
e këtyre degëzave përbën atë që
quhen degëza buketore. Ato jetojnë
Degëzat e peziera, janë degëza
me moshë njëvjeçare, më
gjatësi 20–30 cm dhe nganjëherë
edhe 50–60 cm te gjata. Në këto
degëza vërejmë se sythat e bazës
dhe ato që janë më afër
majes, në të shumten e rasteve
janë më shumë vegjetative,
ndërsa ato të mesit janë më tepër
frutore (fig nr. 8). Në disa raste
ato mund të jenë të përziera 2-3
sëbashku, etj. Gjatë krasitjeve
jetojnë
3-6 vjet. Gjatë krasitjeve
dimërore, ato nuk duhet të
priten. Nëse ato janë me moshë
më të madhe se 5-6 vjet atëhere
ato duhet të përgjysmohen me
qëllim që të stimulohet dalja e
llastarëve të rinj.
Degëzat gjëmbore, janë degëza
tipikë të shkurtëra më gjatësi
0.5–2 cm dhe nganjëherë edhe
8–10 cm (fig nr. 10). Në këto degëza
janë karakteristike për disa
lloje kumbullash, kajsish, etj,
dhe që jetojnë 2-5 vjet. Origjina
e tyre është nga sythet ne sqetullat
e gjetheve. Ato formohen
si rezultat i shëndërrimit të llastarit
të dalë nga sythi sqetullore
në gjëmb. Sythat anësore janë
frutore por nganjëherë përzihen
me sytha vegjetative. Gjatë krasitjeve
dimërore, ato nuk duhet
të priten..
Sythat zhvillohen nga sqetulla
e gjetheve të një llastari të ri
dhe maturohen në degëzat
njëvjeçare. Ato përfaqesojne në
miniaturë degëzat e ardhshme të
cilët ndodhen në majën rritëse
të tyre Ato kanë formë
ovale ose të rrumbullakët dhe
zakonisht janë të rrethuara me
luspa.
Sythat klasifikohën:
- Sipas kohës së çeljes
- Sipas funksionit që ato kanë në bimë.
- Sipas kohës së çeljes ato klasifikohën në tre grupe që janë:
- Sytha me zgjim normal
- Sytha me zgjim të parakohshem
- sytha fjetës.
Sytha me zgjim normal, janë
sytha që lindin gjatë Pranverës
në sqetullat e gjetheve të
llastarëve të vitit të kaluar, që
zhvillohen gjatë vegjetacionit.
Ato kalojnë fazën e qetësisë
dimërore dhe çelin në Pranverë
duke dhënë lule ose llastarë,
ose të dyja sëbashku.
Sytha me zgjim të parakohshëm,
janë sytha që lindin në
sqetullat e gjetheve të
llastarëve ekzistues, të cilët
shpërthejnë po brenda atij viti,
duke dhenë llastarë të rinj mbi
llastarin e parë, ose ndryshe
quhen llastarë sqetullore.
Sipas funksionit që ato kanë
në bimë, sythat klasifikohën në
këto kategori, që janë:
- Sythe vegjetative
- Sythe frutore
- Sythe zevendësuese ose rezervë;
- Sythe të fjetura
- Sythe mitake (adventive).
Sythat vegjetative, kur çelin
japin llastarë vegjetative që në
vitin vijues transformohen në degëza
sipas kategorive të mësipërme.
Sythat frutore, kur çelin japin
lulet ose lulesat, d.m.th. frutat e
ardhshme.
Sythat frutore mund të jenë:
- Njëlulëshe (pjeshka, kajsia,
bajamja, ftoi, etj,)
- Dylulëshe (kumbulla)
- 3-4 lulëshe (qershia, vishnja)
- Shumëlulëshe (molla, dardha)
- Të përziera (në të njëjtën syth ka lule, gjethe dhe llastar).
Sythat zëvendësuese ose
rezervë Kjo ndodh nganjëherë kur
në brëndësi të një sythi ndodhen
1-2 sytha të tjerë të cilët janë më
pak të zhvilluar. Ato si rregull nuk
çelin, por kur dëmtohet sythi kryesor,
aktivizohet një nga ato që është
rezerve, të cilët zakonisht zhvillojnë
vetëm llastarë vegjetativ.
Këto sythe në aspektin praktik
zakonisht nuk janë të rëndësishem.
Sythat e fjetura, formohen nga
sythet vegjetative, prodh-uese
apo ato të zevëndesimit, të cilët
kur nuk çelin, mbulohen nga lëkura
dhe kalojnë në gjëndje të fjetur,
ku jetojnë për shumë vite me radhë.
Këto sythe aktivizohen vetëm
atëhere kur njëra degë skeletore
apo çfarëdo tjetër qoftë, është
tharë, prerë, dëmtuar, e mplakur
dhe nga këto sythe çelin një numër
i madh llastarësh që, në fillim janë
vegjetative, të fuqishëm dhe vetëm
me gjethe. Llastarët e përfituara nga
këto sythe zakonisht quhen thithakë
dhe shërbëjnë për ripërtëritjen
e degëve kryesore dhe të gjithë
pemës me degë skeletore dhe me
të gjithë komponentët përbërës të
saj.
Sythat e mitake (adventive),
formohen atëhere kur trungu, degët
skeletore kryesore dëmtohen
apo priten kur krasiten rendë, gjatë
prosesit të shërimit të plagëve sidomos
nga indet e kallusimit, krijohen
sytha mitake të cilët çelin
llastarë të shumtë, që edhe këto
mund të shërbëjnë për formimin e
kurorës nëse do të jetë e
nevojshme.
Sythat e diferencuara brenda
një sezoni zakonisht nuk çelin në
të njëjtin sezon. Ato pas rënies
natyrale të gjetheve, hyjne në
fazën e qetësisë dimërore dhe çelin
në Pranverë. Ka disa raste që
çelja e sytheve mund të bëhet
edhe brenda sezonit. Bymimi/fryerja
e sytheve në një degëz nuk
ndodh menjëherë në të njëjtën
kohë. Më parë fryhen ato të majës,
më pas ato të mesit dhe më
pas ato që janë më afër bazës. Çelja
e parakohshme e sythave nuk
duhet stimuluar, sepse ato
ndikojnë negativisht në çrregullimet
fiziologjike të pemëve, degradimin
biologjik dhe mplakjen e
parakohshme të tyre.
Gjethet luajnë një rol të rëndësishëm
në jetën e bimëve. Nëpërmjet
tyre kryhet fotosinteza, frymëmarrja
dhe transpirimi, si procese
shumë të rëndësishme fiziologjike
për jetën e bimëve. Ato luajne rolin
kryesore në formimin e lëndës
organike, si: karbohidratet,
sheqerërat, vitaminat, aromat dhe
komponimet e tjera organike.
Nëpërmjet procesit të fotosintezës,
klorofila dhe tëresia e
gojzave që ndodhen në gjethe,
realizojnë lëndën organike, e cila
është materiali bazë për rritjen e
masës vegjetative të bimës dhe të
organeve gjenerative. Lënda organike
që formohet nga gjethet,
shkon jo vetëm për rritjen dhe
pjekjen e frutave, por furnizohet
edhe vetë trupi i bimës dhe sistemi
rrënjor.
Me anë të transpirimit i cili realizohet
nëpërmjet gojzave, bëhet
avullimi i ujit i cili është procesi
bazë gjatë formimit te lëndës organike
dhe të vetëfreskimit të
bimës në temperaturat e larta të
ajrit. Me anë të frymëmarrjes gjatë
natës, gjethet bëjnë anën e kundërt
të shpërbërjes së lëndës organike
(zakonisht shpërbëhet rreth 1/10 e
sasisë së lëndës organike të
prodhuar gjatë ditës) e cila është
bazë në proceset jetësore të bimës.
Tërësia e sipërfaqeve të çdo
gjetheje që ndodhen në një pemë,
përbën sipërfaqen totale gjethore
të asaj peme. Sa më e madhe të jetë
kjo vlerë aq më e fuqishme është
rritja dhe zhvillimi i sistemit rrënjor
dhe aq më vitale është vetë bima.
Nëse gjatë vegjetacionit bimës i
bëjmë një heqje të madhe të masës
gjethore gjatë procesit të operacioneve
të gjelbërta, atëhere asajë
do ti shkaktohet një “çoroditje” e
bilancit funksional rrënjë-gjethe
dhe për pasoje bima merr një
goditje të rëndë fiziologjike.
Prandaj nga ana praktike rëndësi
të dorës së parë merr që gjatë
operacioneve të krasitjes së gjelbërt,
të veprohet në heqjen e ekuilibruar
të llastarëve, me qëllim që
bilanci rrënjë-gjethe të mos prishet.
Gjethet përbëhen nga llapa,
bishti dhe milli. Milli është pjesa
e zgjeruar në vënd takimin e bishtit
me llapën. Llapa përbëhet nga
një nervature që e përshkon
gjethen në gjatësi të saj dhe e degëzuar
qartë në të dy anët e llapës.
Format e llapës janë varësi të
specieve bimore dhe kategorizohen
në këto grupe:
- Në formë zemre
- Në formë veze
- Në formë heshte
- Në formë të përzier si vezake-heshtë
Madhësia e llapës së gjetheve
ndryshon në varësi të formës bimore,
kushteve të kultivimit dhe
moshës së pemëve, etj. Në moshat
e reja përmasat e llapës janë
më të mëdha se sa në ato më të
vjetrat. Po kështu edhe për bimët
që kultivohen në një agrofond më
të mirë, kanë madhësi më të madhe.
Te organet gjenerative bëjnë pjesë:
Lulja është organ i riprodhimit
seksual. Një lule normale përbëhet nga:
- bishti
- shtrati
- kupa;
- kurora (petelat dhe nënpetlat);
- thekët (organi mashkullore)
- pistili
Thekët përmbajnë polenin dhe
pistili përbëhet nga trasta embrionale
dhe vezëzat. Në çdo vezore
ka 1-2 qeliza femërore. Te
bërthamoret ndodhen zakonisht 2
qeliza femërore (dhe në shumë raste
nga frutat zhvillohet një farë,
rralle dy), ndërsa te farorët ndodhen
disa. Numri i tyre korespondon
me numrin e farërave në çdo
frut.
Në varësi të specieve apo formave
të ndryshme bimore, lulet
mund të jenë njëseksuale dhe dy
seksuale. Ne varesi te seksit te luleve, bimet klasifikohen si:
- Bime monoike
- Bime dioike.
Kur lulet njëseksuale janë të
ndara veç e veç, por të vendosura
në të njëjtën bime, ato quhen bime
monoike (si; arra, lajthia, gështenja,
etj,). Ndërsa kur lulet janë në bimë
të veçanta ato quhen dioike (si;
kivja, fiku, etj).
Bimët monoike zakonisht pllenohen
me anë të erës, ndërsa ato
dioiket duhet medeomos të pllenohen
me anë të insekteve.
Lulet dyseksuale kanë si organin
mashkullore ashtu edhe atë
femërore. Nganjëherë megjithëse
lulet i kanë të dyja organet seksuale,
përsëri në disa raste (varietete)
ndodh që njëri nga këto mund të
jetë sterile, ose njëri të piqet më parë
dhe tjetri më vonë. Në rastin kur
organi mashkullore është normal
dhe ajo femërorja nuk është normale,
atëhere kjo lule quhet “dyseksore
funksionale mashkullore”,
dhe e kundërta kur organi
femeror është normal dhe ai
mashkullore nuk është normale,
quhet “dyseksore funksionale
femërore”. Për të eleminuar këtë
difekt gjatë mbjelljes në plantacion,
duhet realizuar alternime me kultivarë
të ndryshëm, të cilët lulëzimin
dhe pjekjen e polenit e bëjnë në të
njëjtën kohë.
Në disa literatura të ndryshme
ky fenomen njihet:
- Bimë me sterilitet mashkullore kur mungojnë organet mashkullore dhe ato femëroret janë funksionale
- Bimë me sterilitet femëror kur mungojnë organet femërore dhe janë funksionale ato mashkulloret.
Zakonisht lulet dyseksore pllenimin
e realizojnë me anë të insekteve
(entomofila) ndërsa ato njëseksualet
realizohet kryesisht me anë
të erës (anemofila), por edhe te insekteve.
Një nga insektet që ndihmojnë
pllenimin është bleta. Është
përllogaritur se tek pemët farorë
apo bërthamore, në rreth 85-95% e
rasteve pllenimin e realizojne bletet.
Mbajtja e 3-5 kosherëve blete
për një ha pemëtore, ndihmon
shumë në pllenimin e luleve.
Ashtu si çdo gjallese në këtë
planët, edhe bimët e pemëve frutore,
përbëhen nga individe të cilët
lindin, rriten, prodhojnë, shumëzohen
dhe në fund vdesin, duke lëne
trashegimtare/pasues. Të gjitha
këto faza të jetës, realizohen nëpërmjet
disa cikleve dhe stadeve të zhvillimit.
Ato kalojnë duke i’u përshtatur
kushteve agro-klimaterike të mjedisit
ku ato jetojnë dhe i shfrytëzojnë ato
Bimët e reja të cilët kanë ardhur
si rezultat i mbirjes së farës, quhen
filiza. Ndërsa bimët të cilën origjinën
e kanë nga metodat e shtimit vegjetativ,
quhen fidanë. Në bazë të këtij
ndryshimi cikli biologjik i zhvillimit
të pemëve ndahet në:
- Bime me cikël të madh biologjik
- Bime me cikël të vogël.
Me cikël të madh kuptohen të
gjitha fazat që kalon bima nga mbirja
e farës deri në tharjen e plotë të
saj. Me cikël të vogël kuptohen të
gjitha ato bimë që vinë nga shtimi
me metodën vegjetative deri në tharjen
e plotë të saj. Në ciklin e vogel
bimët nuk kalojnë periudhën embrionale
dhe atë të rinisë.
Cikli i madh i zhvillimit individual
quhet bimët të cilët kanë
ardhur direkt nga mbirja e farës. Ato
gjatë jetes së tyre kalojnë ciklin e
madh në të 4 periudhat e jetës që janë:
Periudha embrionale
- Periudha e rinisë
- Periudha e prodhimtarisë
- Periudha e pleqërisë.
Periudha embrionale, fillon me
Pllenimin e vezores te lulja e bimës
mëmë dhe vazhdon me qelizën embrionale.
Kjo mbaron me mbirjen e
farës deri sa del çifti i parë i gjetheve
të vërteta. Kjo periudhë kalon ne
brëndësi të bimës mëmë. Për të marrë
filiza te shëndoshë, nga ana praktike
merr rëndësi vendimtare gjëndja
e bimës mëmë. Gjatë periudhës që
bimët janë të destinuara për të
prodhuar farëra, ato duhet të ushqehen
sa më mirë dhe të trajtohen
me një agrofond sa më përshtatshem,
me qëllim që farërat të jenë sa
më vitale dhe të afta për të dhënë
filiza sa më të shëndosha.
Periudha e rinisë, fillon pas
formimit te çiftit të parë të gjetheve
të vërteta dhe vazhdon deri sa bima
të hyjë në prodhimtari të plotë. Nga
ana praktike merr rëndësi trajtimi i
bimës. Me qëllim që bima e marrë
nga fara të hyjë sa më shpejt në prodhim,
ato duhet të ushqehen dhe të
trajtohen sa më mirë.
Periudha e prodhimtarisë, fillon
me hyrjen e bimës në prodhimtari
të plotë dhe mbaron me fillimin e
rënies së prodhimit. Nga ana praktike,
kjo periudhë është më me rëndësi,
pasi nga jetëgjatësia e kësaj periudhë
varet edhe efektiviteti i kultivimit
dhe i shfytezimit të bimëve frutore.
Sa më mirë t’i shërbehet bimëve gjatë
kësaj periudhë, aq më efektive është
edhe kultivimi i tyre.
Periudha e pleqërisë, fillon me
fillimin e rënies së prodhimit dhe
vazhdon deri në tharjen e plotë të
saj. Zakonisht në praktikë, për qëllimë
ekonomike nuk pritet që bima të
kalojë deri në fund te fazës së
pleqërisë. Me fillimin e rënies së prodhimit,
mbajtja e bimëve shpesh herë
nuk është ekonomike dhe praktikisht
ato hiqen dhe zevëndesohen
me bimë të reja ose të një specieje
tjetër. E rëndësishme nga ana praktike
gjatë kësaj periudhë është, trajtimi
i bimëve të vjetra me një sistem
sa më të përshtatshem plehrimi dhe
ndërhyrjet e duhura ne eleminimin e
pjesëve të vjetra të kurorës dhe rishfrytezimin
e thithakëve për zevëndesimin
e pjesëve te humbura të
kurorës, si dhe më vonë ne ndërhyrjen
me anë të krasitjeve ripërtëritëse.
Bimët të cilët kanë ardhur si rezultat
i shumëzimit me anë të pjesëve
vegjetative, nuk kalojnë dy fazat e
para te ciklit të madh që janë:
- periudha embrionale
- ajo e rinisë.
Cikli i shkurtër i zhvillimit individual
përbëhet nga tre periudha, që janë:
- Periudha e rritjes
- Periudha e prodhimit
- Periudha e pleqërisë.
Kjo agumentohet në këtë
mënyrë: Teorikisht një cope degë e
shkëputur nga bima mëmë, të paktën
nga ana biologjike është e gatshmë
të japi lule dhe fruta. Por për
derisa i mungon sistemi rrënjor dhe
një sasi e caktuar e gjetheve, asaj i
duhet njëfarë kohë për të filluar prodhimin
e rregullt. Kjo kohë praktikisht
është shumë më e shkurtër se
sa koha e filizave te ardhura nga
mbirja e farës. Bimët e ardhura nga
rruga e shtimit vegjetativ ose e thënë
ndryshe klonal, praktikisht jo vetëm
që vjen më shpejt në prodhim, por
cilësite dhe vlerat prodhuese janë
më të larta ose e thënë ndryshe se
sa ato të bimës mëmë. Kjo sepse
copat/klonet, janë marrë nga individe/
mëma, që kanë vlera dhe cilësi
më të mira.
Periudha e rritjes, fillon nga
momenti i vendosjes së copës vegjetative
për rrënjëzim apo i sythit/
kalemit për shartim në një bimë si
nënshartesë dhe mbaron me fillimin
e hyrjes së plotë në prodhim. Kjo
periudhë zgjat rreth 3 - 6 vjet në varësi
të formës bimore dhe kushteve të
kultivimit.
Koha e periudhës se prodhimtarisë,
varet nga lloji i nënshartesës,
rasti kur vjen nëpërmjet rrugës se
shartimit dhe jetëgjatësise se individit
kur vjen nga copa/kloni i rrënjëzuar.
E njëjta gjë është edhe për
periudhën e pleqërisë.
Cikli vjetor i rritjes
dhe i zhvillimit të
pemëve
Si bimë shumëvjeçare gjatë një
viti në varësi të muajve dhe të stineve
të vitit, cikli vjetor i rritjes dhe i
zhvillimit te pemeve kalon nëpërmjet
disa fazave të rritjes dhe të zhvillimit,
të cilët pavarësisht nga zgjatja
e njëres apo tjetres fazë, përsëriten
nga njëri vit në tjetrin dhe ky quhet
një cikël vjetor rritjeje dhe zhvillimi.
Numri i përsëritjeve të këtyre cikleve
është aq herë sa është edhe jetëgjatësia
(numri i viteve) e një bimë të
caktuar. Në kushtet klimaterike ku
ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i
bimëve ndahet në dy periudha bimore,
që janë: i) Periudha vegjetative
dhe ii) Periudha dimërore. Gjatë
një cikli bimore vërehet se veprimtaria
jetësore e një bimë është herë e
vrullshme dhe e dukshme dhe herë
e qete dhe e pa dukshme.
Nga studimet e bëra është vënë
re se, rrënjët e pemëve frutore rriten
në të gjithë periudhat e vitit. Por intensiteti
i rritjes së tyre, ndryshon
në varësi të muajve të vitit. Në periudhën
e dimrit (periudha pa gjethe),
rritja e sistemit rrënjor edhe shumë e
vogel ose gati e padukshme. Kur
temperatura e tokës ku ndodhen
rrënjët është nën +40C (në zonat e
ngrohta rrallë herë temperatura e
tokës bie nën këtë nivel), rrënjët
pothuajse e ndalojnë rritjen. Por në
kushtet e klimës së ngrohtë, proceset
e rritjes së rrënjëve vazhdojne. Kur
temperatura ngrihet në rreth 20-260C,
atëhere rritja e rrënjëve është më e
vrullshme. Por kur temperatura e
tokës vazhdon të rritet në mbi 350C,
atëhere rritja e rrënjëve përseri
bllokohët.
Rritja e rrënjëve në mënyrë më të
vrullshme fillon, kur fillon lëvizja e
lëngjeve, gjatë fryerjes së sytheve
dhe gjatë fazës së çeljes së gjetheve
të para. Periudha më intensive e rritjes
së rrënjëve është atëhere kur llastarët
dhe gjethet janë në fazën e rritjes më
të fuqishmë të tyre.
Gjatë periudhës se Verës kur temperaturat
e ajrit ngrihen më shumë
dhe lagështira në tokë ulet, atëhere
intensiteti i rritjes së rrënjëve ulet dhe
fillon përseri të rritet në fillim të vjeshtës,
atëhere kur sasia e lagështirës
në tokë fillon të rritet dhe tëmperaturat
e ajrit fillojnë të bëhen më të
freskëta. Është vënë re se ritmi i rritjes
së rrënjëve tek bimët, ulet me rritjen
e tepruar te lagështirës në tokë, gjithashtu
ulet gjatë periudhës se thatësirës
së tejzgjatur.
Nga praktika është parë se pjesa
mbitokësore gjatë muajve/stineve të
vitit kalojnë disa periudha vegjetacioni
siç janë:
- Shpërthimi i sytheve dhe çelja e gjetheve
- Lulëzimi dhe pjekja e frutave
- Rritja fuqishmë e llastarëve dhe e gjetheve
- Pjekja e frutave
- Rënia e gjetheve,
Këto periudha çfaqen në bimë
njëra pas tjetres sipas një radhë të
caktuar që quhet fenofaza.
Fenofazat në periudhën e vegjetacionit.
Gjatë periudhës së vegjetacionit,
ndryshimet ndërmjet fenofazave
te përmendura me sipër dallohen
lehtë. Zakonisht fenofazat
kalojnë sipas një rradhë, por në disa
faza të rritjes dhe të zhvillimit të
bimëve disa fenofaza përzihen me
njëra tjetrën. P,sh., fenofaza e rritjes
intensive të llastarëve me atë të lulëzimit,
apo ajo e rritjes dhe e pjekjes
së frutave pothuajse kalojnë menjëherë.
Fenofaza e çeljes së sytheve.
Fenofaza e çeljes së sytheve, fillon
kur lëvizja e lëngjeve në sistemin
rrënjor dhe në degëzat ku janë sythat
janë në kulmin e tyre dhe përfundon
me çeljen e gjetheve dhe të lulesave.
Te disa lloje pemësh, lulet frutore
çelin më shpejt se ato vegjetativet
(si; lajthia, bajamja, kajsia, kumbullat
kino-japoneze, etj). Ndërsa te
disa lloje të tjera si molla, dardha,
hurma, etj, sythat frutore çelin në një
kohë me ato vegjetativet.
Fenofaza e lulëzimit. Fenofaza
e lulëzimit, fillon kur temperaturat e
ajrit arrijnë në nivelet 14-160C. Muçmolla
verore, thana, lajthia, bajamja,
etj, çelin në temperatura edhe më të
uleta. Disa të tjera si shega, agrumet,
etj, çelin mbi temperaturën 150C.
Në përgjithësi kultivarët me pjekje të
hershme çelin më shpejt. Fenofaza e
lulëzimit quhet e filluar, kur kanë çelur
rreth 5% e luleve dhe quhet e
plotë kur kanë çelur 50% e tyre. Pllenimi
optimal vazhdon kur temperaturat
e ajrit janë rreth 17-200C. Është
vërtetuar se në mbi këto temperatura
aktiviteti pllenues i bleteve
është shumë i lartë. Periudha e lulëzimit
është nga 7 - 8 ditë deri në 12-20
ditë në varësi të formës bimore.
Shterpësia dhe rrëzimi i luleve
dhe frutave. Jo çdo lule e çelur lidh
fruta. Shumica e tyre rrezohet. Arsyet
e rrëzimit të luleve janë të shumta,
por më kryesore është për nga vetë
biologjia e tyre. Ato nuk pllenohen
si rezultat i shterpësise se luleve.
Arsyet e shterpësise se luleve janë
të shumta dhe shpesh herë te ndërlikuara.
Ne shumë raste vërehet që
bimët kanë çelur shumë lule dhe
shpesh herë frutat nuk kanë farëra
dhe rrezohen para kohë.
Sipas studimeve të kryera, arsyet
e shterpësise së luleve te pemët
frutore shkaktohen nga 3 dukuri
kryesore që janë: i) Ksenia; ii)
Partenokarpia; iii) Apomiksia.
Ksenia, ndodh keyesisht tek
hurma. Frutat e prodhuara pa farë
nuk mund të hahen pas vjeljes. Ato
duhet të lihen te piqen pastaj mund
të konsumohen. Ndërsa frutat me
farë që vinë si rezultat i kryqëzimit
me kultivarin “Zenxhimaru” (i cili
është pllenuesi më i mirë), bën që
frutat e tyre te hahen direkt pas vjeljes.
Partenokarpia, eshtë dukuria e
formimit/lidhjes së frutit pa pllenim,
si rezultat edhe fruti del pa farë.
Apomiksia, eshtë dukuri e
formimit të frutave me farë por që në
fakt nuk janë të pllenuara. Këto fruta
janë agrumet, arra, lajthia dhe disa
lloje kumbullash. Avantazhi i kësaj
dukurie është se me anë të farës
mund të merren bime që janë identikemebimenmëmë,
siefektiapomiksise.
Ndër elementët më kryesor
të mjedisit për kushtet normale
të rritjes dhe të zhvillimit të
pemëve frutore janë:
- temperatura e ajrit
- temperatura e tokës
- lagështira ajrore dhe tokësore
- drita
- ajrimi
- era
- prania e elementëve ushqimore në toke
Secili nga këto elementë,
ka rëndësinë dhe vëndin
e vet në jetën e këtyre
bimëve. Mungesa e njërit apo
tëprica e tjetrit ndikojnë për keq
në rritjen e zhvillimin e tyre. Vlerat
e këtyre elementëve për një
zonë apo mikrozonë të caktuar
janë të ndryshme. Ato janë në
varësi të lartësisë mbi nivelin e
detit, kundërdrejtimit ndaj diellit,
relievit, përbërjes kimike
dhe fizike të tokës, të gjërësisë
gjeografike, e shumë të tjera.
Temperatura është një nga
faktorët më të rëndësishëm për
jetën e pemëve frutore. Të gjithë
proceset e ndryshme fiziologjike
realizohen vetëm në prani të një
intervali të caktuara temperaturash
të ajrit, të tokës dhe të
vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave,
varet ndjeshëm aftësia
thithëse e sistemit rrënjor,
intensiteti i fotosintezës, intensiteti
i frymëmarrjes, intensiteti
i transpirimit dhe i shumë proceseve
të tjera fiziologjike.
Në drejtimit të kultivimit dhe
të përshtatjes sa më të mirë të
këtyre bimëve për kushtet e një
rajoni të caktuar, rëndësi praktike
paraqesin kryesisht këto
tregues:
- Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit
- Temperaturat minimale e maksimale absolute
- Temperatura e tokës
Sipas ndikimit te
temperaturave në jetën e bimëve
ato klasifikohën në:
- Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik,
- Temperatura Optimale,
- Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.
Me temperatura të pragut të
minimumit biologjik, kuptojmë
ate vlerë temperature kur bima
fillon proceset foziologjike të
rritjes dhe të zhvillimit të saj.
Me temperatura optimale,
kuptojmë atë interval temperature,
kur rritja dhe zhvillimi i tyre
bëhet krejtësisht normale. Temperatura
optimale e rritjes dhe e
zhvillimit të bimëve, është e
ndryshme në varësi të llojeve
dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike
të rritjes dhe të zhvillimit.
Ajo lekundet nga 24 - 280C.
Në kushtet e temperaturave optimale
dhe të faktorëve të tjerë
si: drita diellore, uji, ajri, etj,
bimët sintetizojne më tepër
lëndë organike, që d.m.th. më
shumë rritje e zhvillim në njësinë
e kohës dhe më shumë prodhim
frutash e gjethesh e me
cilësi për njësi të sipërfaqes.
Me temperatura të pragut të
maksimumit biologjik,kuptojmë
ato temperatura kur vlerat e të
cilave nëqoftëse vazhdojnë të
rriten më tej, bimëve i’u fillon t’ju
shkaktohen shqetesime fiziologjike.
Kjo ndikon në frenimin
e rritjes dhe të zhvillimit të
bimëve. Në përgjithësi tëmperatura
e pragut te maksimumit biologjik
për shumicën e pemëve
frutore është deri në 350C. Por
tek arroret kjo është më pak deri
në 28 0C. Një rëndësi praktike
për kultivimin kanë gjithashtu
edhe njohja e dy treguesve të
tjerë kryesor të temperaturave
që janë: a) Shuma e temperaturave
efektive dhe b) Shuma
e temperaturave aktive.
Shuma e temperaturave
efektive(Tef). Kjo vlerë gjëndet
nga diferenca temperaturave
mesatare të një periudhë të marrë
në analize, me vlerën e temperatures
së minimumit biologjik
të një bimë të dhënë, dhe
kjo diference shumëzohet me
numrin e ditëve të periudhës së
vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet
me anë të barazimit: Tef =
(Tmes - Tmb) x n, ku: Tef - është
shuma e temperaturave efektive,
Tmes - është temperatura mesatare
e ajrit në një periudhë të
dhënë; Tmb - është temperatura
e minimumit biologjik në të cilën
bima fillon rritjen e saj dhe n është
periudha vegjetative që shprehet
në numër ditësh. Në bazë të
kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet
një grafik i tillë, i cili ndihmon
të përcaktohen pragjet e
fillimit dhe të mbarimit të temperaturave
efektive të një zonë të
caktuar.
Shuma e temperaturave aktive
(Ta). Kjo vlerë përfaqeson
shumën progresive te temperaturave
mesatare ditore mbi pragun
e minimumit biologjik (Pmb).
P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare
e një ditë të caktuar (Tmd)
gjatë periudhës së kultivimit është
25 0C, atëhere vlera Temperatura
Aktive Ditore (Tad), e cila shërben
për të përcaktuar shumën e
temperaturave aktive, vlerësohet
sipas barazimit: Tad = Tmd - Pmb.
Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave
Aktive (Tak), gjëndet
duke mbledhur vlerat e temperaturave
aktive ditore të ditës së
parë, të dytë dhe kështu me radhë
të gjithë ditët (n) e periudhës së
kultivimit të bimëve në një zonë
të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur
sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2;
d3;….dn); ku d1; d2; etj, janë dita
e parë e dytë e me radhë. Sipas
studimeve të bera është vërtetuar
se bimët frutore gjatë një periudhë
vegjetative kërkon një
shume temperaturash aktive mbi
120C, në vlerën totale rreth 2400-
26000C, të cilët janë të ndryshme
për llojet e bimëve dhe stadet e
ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit
të tyre.
Reagimi i bimëve ndaj temperaturave
të larta. Temperaturat
e larta në mbi 350C, ndikojnë
ne tharjen e lagështirës ajrore dhe
gojezat e gjetheve duke tentuar
te realizojnë një vetëfreskim me
anë të procesit te transpiracionit,
humbasin shumë ujë dhe në temperaturat
mbi 400C, gjethet
kalojnë ne vyshkje. Vyshkja
mund të jetë e përkohshme dhe e
përhershme. Vyshkja e përkohshme
kalon shpejt nëse temperaturat
e mbasditës fillojnë dhe
ulën dhe nëse toka ka vlagën e
duhur. Nëse lagështira e duhur në
tokë mungon, atëhere edhe pse
temperaturat e mbasditës ulën,
përsëri gjethet nuk e marrin vetën.
Ky proces shoqërohet me
përkeqësimin e bimës. Për të
mbrojtur vetën, bimët në fillim
bëjnë rrëzimin e parakohshem të
frutave që akoma nuk janë pjekur,
nëse frutat janë në fazën e pjekjes,
atëhere cilësia e tyre është shumë
e ulet (më pak lëng, pak sheqer
dhe të tjera komponentë ushqimore).
Gjethet kanë pak ardhangi/
lagështirë dhe sasia e prodhimit
dhe cilësia ushqimore bie
ndjeshem. Nëse thatesira dhe
tëmperaturat e larta vazhdojne,
atëhere do të bien edhe gjethet.
Reagimi i bimëve ndaj temperaturave
te uleta.Nëse gjatë
Pranverës temperaturat e ajrit
zbresin papritur ne -1 deri në -1,5
0C (nën zero), atëhere sythet e
çelura (me lule ose me gjethe)
dëmtohen rendë. Nëse gjatë periudhës
së qetësisë dimërore, temperaturat
e uleta zbresin më poshtë
se vlerat përkatëse te rezistencës,
atëhere në fillim fillojnë të
dëmtohen sythat, pastaj degëzat
njëvjeçare e më pas gradualisht
në ato dy vjeçare e me radhë.
Me qëllim që efekti dëmtues i
bimëve frutore te ulet ne minimumin
e mundshem, rëndësi ka
që plantacioneve te trajtohen me
një serë masash agroteknike, ku
disa nga këto janë:
i) Është shumë e rëndësishme
të aplikohet një sistem i kombinuar
plehrimi (NPK). Kjo shërbën
që sythat, degëzat te kalojnë shpejt
fazat e zhvillimit dhe në dimër të
kenë hyrë në gjëndje te “pjekur”.
ii) Te zbatohet një sistem ujitje
pa e tepruar me qëllim që në fazat
e fundit te vegjetacionit, të mos
stimulohet vazhdimi i vegjetacionit
apo dalja e filizave të rinj.
iii) Te merren masa për një
sistem të mirë kullimi (sistemi i
drenazhimit është më i përsosur),
etj.
Uji është elementi bazë dhe
më i rëndësishëm jetësor, sepse
nga gjëndja dhe sasia e tij në
tokë, e ajer, varet rritja dhe zhvillimi
normal i këtyre bimëve. Për
të siguruar rendimente dhe cilësi
të lartë të prodhimeve (fruta
ose gjethe) për njësi të sipërfaqes,
duhet që në radhë të parë
të njihen mirë kërkesat e bimëve
për këtë element jetësor. Nevojat
për lagështirë janë të ndryshme
në faza të ndryshme të
rritjes dhe të zhvillimit të saj.
Vetëm në një sasi të caktuar
lagështirë tokësore, bëhet e mundur
tretja e duhur e elementëve
ushqimorë që ndodhen në tokë,
duke formuar te ashtuquajturen
solucionin tokësor. Nëpërmjet qimeve
thithëse solucioni tokësor
kalon në sistemin rrënjor dhe më
pas në pjesën mbitokësore, ne
kërcej, në gjethe, e fruta.
Uji në trupin e bimëve ka
shumë funksione, por ndër to më
kryesoret janë:
i) Së pari, me anë të ujit bimët
i transportojnë në trupat e tyre
lëndët ushqimorë të nevojshme.
Në prani të ndriçimit diellor, gazit
karbonik dhe të temperaturave të
përshtatëshme, solucioni tokësor
nëpërmjet procesit të fotosintezës
hyn në reaksione të
ndërlikuara bio-kimike, ku sintetizohet
lënda organike e cila
është materiali bazë për ndërtimin
dhe rritjen e bimëve, frutave dhe
të gjetheve, etj.
ii) Së dyti,bima me anë të transpirimit
(avullimit) nga sipërfaqja
e gjetheve, vetëfreskohët. Si
rezultat i avullimit të ujit nga
sipërfaqet e gjetheve, ulet temperatura
e tyre. Nëpërmjet këtij
procesi bimët vetëmbrohen nga
temperaturat e larta dhe kryejne
pa shumë probleme, proceset e
tyre fiziologjike.
Kërkesat për ujë janë qysh në
farë. Uji i sapo futur në farë dhe
në temperatura të përshtatëshme
ndikon në fillimin e oksidimit dhe
të zbërthimit hidrolitik të albuminave.
Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohët,
çlirohet energjia e
nevojshme dhe aktivizohet rrënja
dhe kërçelli embrional. Si rezultat
i rritjes së presionit të bymimit,
realizohet çarja e levores së farës.
Me rritjen e përqëndrimit të ujit
deri në nivelin 55 - 65% të kapacitetit
ujor të substratit ku është
venë fara për mbirje, fara aktivizon
më shpejtësi rritjen e embrionit,
duke dhenë rrënjën embrionale
dhe kërçellin embrional, që
më pas përfundon në bimën e
mbirë mbi sipërfaqen e substratit.
Lagështira optimale sigurohet
nëpërmjet ujitjeve të kujdseshme,
pa e tepruar dhe gjithmonë
e shoqëruar me ajrosje dhe
me diellezim sa më të gjatë.
Sasia e ujit në gjethe arrin nga
60-80% në varësi të formave bimore.
Në degëzat njëvjeçare, arrin
ne 60 - 63%, në rrënjë 55-56%,
në fruta 83-88%, etj. Mungesa e
ujit të duhur në tokë vështirëson
dhe ngadalëson rritjen dhe zhvillimin
e gjetheve. Ne mungese
te theksuar gjethet dhe llastarët
jo vetëm që nuk rriten, por më
vonë fillojnë të zverdhën dhe më
pas rrezohen nga pema.
Një rëndësi të madhe ka ujitja.
Ky proces stimulon rritjen dhe
zhvillimin e organeve gjenerative
dhe të daljes së llastarëve të rinjë.
Prania e ujit në sasi të konsiderueshme
në tokë, stimulon
shumë mirë sistemin rrënjror.
Regjimi optimal ujor në tokë
gjatë periudhës së vegjetacionit,
duhet të jetë rreth 70-80% e
aftësise ujëmbajtese të saj. Sasia
e tepërt e ujit në tokë e dëmton
sistemin rrënjor. Thellësia e
ujrave nëntoksore nuk duhet të
jetë me lart se 1,5m, në të kundërt
bimët vuajne, asfiksohen dhe
thahen.
Fazat me kritike për ujë janë:
i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit;
dhe ii) Faza e rritjes intensive
të frutave, dhe të llastarëve. Krahas
nevojave për lagështirën
tokësore, pemët frutore janë
ekzigjente edhe për lagështirën ajrore.
Pemët frutore bëjnë pjesë në
grupin e bimëve me kërkesa te konsiderueshme
për driten diellore. Ne
mungese të sajë rritja e bimës ndërpritet.
Gjethet zverdhën, ulet veprimtaria
gjethore dhe sistemi rrënjor
kalon gradualisht ne asfiksim.
Ne drite të pamjaftueshme gjethet
nuk formojne si duhet fotosintezen
dhe nuk mund të prodhojnë
në sasira të duhura lëndën organike,
duke ndërprerë furnizimin e frutave
me lëndë organike. Në këtë
situate gjethet bien shpejt. Degëzat
e pandriçuara mirë nuk diferencojne
sytha frutore dhe ndërnyjet
bëhen më të zgjatura dhe më të
holla. Në sasi të pamjaftueshme të
drites, frutat e ndalojnë rritjen dhe
ato që arrijnë të piqen kanë vlera
shumë të ulëta ushqimore.
Me qëllim që bimët te marrin sa
më shumë ndriçimin diellore, duhet
të merren një serë masash
agroteknike që disa nga këto janë:
i) Aplikimi i krasitjeve të përvitëshme
dimërore dhe vegjetative;
ii) Aplikimi i distancave të përshtatshme
në mes të bimëve me
qëllim rritjen e sipërfaqes se
ndriçimit diellore; iii) Orientimi i
drejtë i rreshtave ne bllok. Në tokat
fushore ato duhet të jenë te drejtuara
nga drejtimi Lindje - Përendim.
Në tokat kodrinore dhe me
kundërdrejtim nga Veriu, duhet të
aplikohet skema shah-mat, me
qëllim që hija e njëres pemë të mos
hijezoi pemën tjetër.
Megjithëse speciet e ndryshme
të pemëve frutore kanë përshtatje
të mirë pothuajse në të gjithë llojet
e tokave, por për të marrë një sasi
frutash me cilësi të mira dhe të
kenaqshme për konsumatorin,
përbërja e tokës dhe e cilësite fizike
të sajë, kanë një rëndësi të
veçante. Tokat më të mira janë ato
që kanë përmbajtje te lëndëve ushqimore
në vlera te konsiderueshme.
Tokat e thella, te shkrifta, me
lagështirë te mjaftueshme, te afta
për tu ajrosur, me strukture kokrrizore
(ranore-argjilore ose argjilo-
ranore) dhe të paster nga
barërat e keqia shumëvjeçare,
janë më idealet për pemët frutore.
Në toka të varfëra dhe të thata,
bimët rezistojne por rriten më të
dobëta. Ato japin fruta me më pak
vlera ushqimore. Frutat e tyre kanë
më pak proteina, sheqerëra, karbohidrate,
vitamina dhe kripëra
minerale. Në tokat argjilore, te lageta
dhe të renda bimët e pemëve
frutore nuk shkojne si duhet. Gjithashtu
tokat e ftohta dhe pak te
kripura (nën 1%), zhvillohen disi,
por atyre i’u krijojnë problemë
gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore,
ranore, më pak shtrese
punuese të tokës, etj, janë më pak
të përshtatshme për kultivimin e
pemëve frutore. Në tokat moçalore
pothuajse nuk zhvillohen farë.
Rezultatë të mira në prodhimin
e frutave, merren vetëm atëhere kur
pH i tokës është 6.5 - 7,5. Gjithashtu
është parë se rezultatë të mira
mund të merren edhe në ato toka,
kur pH është ndërmjet 6 dhe 8.
Është vërtetuar se tokat me reaksion
lehtësisht acide dhe lehtësisht
bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të
papërshtatshme. Papërshtatshmeria
e tyre shpjegohet me reaksionet
kimike që zhvillohen në mes
elementëve kryesore ushqimorë
që ndodhen në tokë dhe mbetjeve
acide apo bazike që krijohen në
solucionin tokësorë si rezultat i
pehashit. Substancat e formuara
prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë
së asimilimit të elementëve
kryesore ushqimore nga sistemi
rrënjor. Në tokat acide, sidomos
kur niveli i Ca është i ulet, vërehet
efekti formimit te komponimeve të
pa asimilueshmë të elementëve
ushqimore.
Në solucionin tokësor tokat
bujqësore përmbajnë sasi të konsiderueshme
kripërash të tretshme
në ujë, të cilat janë të domosdoshme
për rritjen dhe zhvillimin e
bimëve. Në kushte normale sasia
e tyre nëpër tretësirat tokësore
rrallë i kalon 1 gr për litër ujë. Në
tokat normale, pjesa më të madhe
të këtyre kripërave e përbëjnë
kripërat e Kalçiumit. Ndërsa tokat
në të cilat ne i quajmë të kripura,
janë të tilla sepse në solucionin
ujor të tyre, përmbajnë sasi më të
madhe kripërash. Sasia e lartë e
nivelit të kripërave në tokë, te bimët
frutore ndikojnë ndjeshëm në uljen
e aftësisë thithëse të ujit dhe të
elementëve të tjerë ushqimorë.
Është vërtetuar se tokat me
kripëra deri në 10 gr/litër ujë (sipas
I.H. Puzina), në një thellësi tokë ne
jo më shumë se 1 m, mund të
mbillen dhe të kultivohen bimët
frutore. Në këto raste përdorimi i
plehrave organike është tepër i
rëndësishem. Në mbi 10 - 20 gr/
litër ujë kripe, qëndrueshmëria e
bimëve frutore vështirësohet. Në
mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet fjale
për kultivimin e pemëve frutore.
Tokat e drenazhuara ulin shumë
efektin negativ te tokave të rënda,
te ftohta, dhe atyre që kanë përmbajtje
kripe në nivelet e mesipërme.
Fale sistemit rrënjor mjaft të
zhvilluar dhe shumë të aftë për të
marrë ujin dhe lëndët ushqimore
nga thellësite e tokës, bimët e
pemëve frutore duken sikur nuk
kanë kërkesa te dukshme për
lëndët ushqimore. Por ku vihet në
kushtet e një kultivimi intensiv me
qëllim marrjen e rendimenteve të
larta në prodhimin e frutave dhe
me cilësi të mirë, eksperiencat kanë
vërtetuar se plehrimi më elementë
ushqimore, mbetet një ndër masat
më kryesore agroteknike dhe që
nuk duhet nënvleftesuar për asnjë
moment.
Bimët rriten dhe zhvillohet
mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato
plehrohen në proporcione të duhura
më elementët Azot, Fosfor,
Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh
të tjerë. Nga praktika është
vërtetuar se bimët shkojne shumë
mirë, n.q.s. toka ka qenë e plehruar
bollshëm me plehra organike.
Sistemi rrënjor në këto kushte rrit
shkallën e asimilimit të elementëve
ushqimorë.
Elementët ushqimorë ndahen
në dy grupe kryesore. Ato janë: i)
Makroelementët, bëjnë pjesë azoti,
fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementët, ku
më kryesorët janë: Magneziumi,
Mangani, Calciumi, Bori, Bakri,
Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri,
etj. Karbonin pemët e marrin
nëpërmjet ajrit gjatë procesit të
fotosintezës. Hidrogjenin dhe oksigjenin
e marrin kryesisht nëpërmjet
ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa
elementët e tjerë i marrin nga shtresat
e tokës. Disa nga këto elementë
gjënden me shumicë në tokë
dhe nuk ndihet nevoja e plehrimit.
Ndërsa disa nga këto kryesisht
makroelementët si: N, P dhe K, nuk
gjënden në proporcione të duhura
dhe për këtë arsye lind nevoja e
plehrimit.
Elementët ushqimore janë të
domosdoshem në të gjithë periudhën
e vegjetacionit, por më të
ndjeshme janë ndaj mungeses se
elementit N. Është vërtetuar gjithashtu
se rezultate të mira kanë
dhënë edhe plehrat më elementë
kimike ato fosforike dhe ato potasike.
Duke qënë se mineralizimi i
tyre bëhet më i ngadalte në krahasim
me ate te azotit, është e domosdoshme
që plehrat e P dhe të
K të hidhen gjatë periudhës se
Vjeshtës dhe nëse nuk është e
mundur, ato duhet të hidhen sa
më herët në Pranverë.
E rëndësishme gjithashtu është
që këto plehra te shoqërohen
edhe me plehrat organike 250-350
kv/ha (se paku 1 herë ne 3 vjet).
Këto plehra duhet të shpërndahen
në të gjithë sipërfaqen në mes
rreshtave dhe të futen në tokë në
thellësinë rreth 20 cm menjëherë
me anë të plugimit/frezimit të sajë.
Roli fiziologjik i azotit (N).
Azoti është elementi shumë i
rëndësishëm si për rritjen ashtu
edhe për zhvillimin e bimëve të
pemëve frutore. Ai merr pjesë në
ndërtimin e proteinave, të cilat pas
ujit janë përbërësit kryesor në
ndërtimin e protoplazmes së qelizave.
Ai merr pjesë në përbërjen e
komponentëve me rëndësi jetësore
siç janë acidet nukleike (ARN,
ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë
në formimin e klorofilës, vitaminave,
fosfatideve, alkaloideve, etj.
Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht
në fazat e para të moshës së
bimëve, azoti përqëndrohet më
tepër në indet e reja meristematike
të rritjes. Me kalimin e kohës ky
element grumbullohet në gjethe,
lule dhe fruta. Pemët e asimilojnë
azotin në formë nitratesh dhe të
kriprave amoniakale. Format amoniakale
mund të asimilohen më
mirë në toka të ftohta, të rënda dhe
me lagështi të tepruar. Në komponimet
organike bimore, azoti
gjëndet në formën e grupeve amidike,
aminike, humidike, etj.
Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm
jo vetëm si element përbërës
në ndërtimin e trupit të
bimës, por në sajë të pranisë së tij,
ai ndikon drejtëpërsëdrejti në asimilimin
e një gamë të gjërë të elementëve
të tjerë që ndodhen në
solucionin ushqimorë të tokës.
Sasia e elementit azot në tokë, është
e ndryshme për tipe të ndryshme
tokash. Në tokat me origjinë
nga shkëmbijtë magmatike, në
formën amoniakale azoti gjëndet
vetëm në 0.005%. Tokat me
origjinë nga shkëmbijtë sendimentare,
sasia e azotit është disi më e
lartë, sepse në këto toka përfshihet
edhe azoti i fiksuar në rrugë
biologjike. Ndërsa në tokat ku janë
të pasura me lëndë organike, elementi
i azotit është në nivele më të
larta dhe në forma më të asimilueshme
për bimët.
Sipas disa autorëve (Khare e
Umzani 1969,), referojnë se n.q.s.
elementi N është në proporcione
të drejta më elementët e tjerë ushqimorë,
ai ndikon drejtëpërsëdrejti
në rritjen e masës së përgjithshme
vegjetative të bimës si dhe
në rritjen e numrit të luleve, frutave
dhe të gjetheve në bimë. Sipas
tyre veçanërisht elementi azot,
favorizon mjaf mirë Pllenimin,
lidhjen dhe rritjen e frutave. Gjithashtu
është vërtetuar se, rezultate
mjaft të mira te kjo bimë, arrihen
n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në
proporcione të caktuara më elementët
e tjerë kryesore ushqimorë,
por dhe me një shpërndarje të
drejtë në raport me kërkesat gjatë
fazave të rritjes dhe të zhvillimit të
bimëve.
Është vënë re se plehërimi i
njëanëshëm azotik dhe me doza të
larta, jo vetëm që nuk ndikon në
shtimin e prodhimit, por përkundrazi,
ai ndikon në uljen e tij. Madje
është vënë re se bimët rriten
shumë vrullshëm, por shumë te
brishta dhe nuk arrijnë të piqen
para se te hyne ne ngricat e Dimrit.
Në zonat me veriore, ky ndikim
bëhet akoma më nëgativ, sepse
temperaturat dhe ndriçimi diellor
janë më të disfavorshme për jetën
e këtyre bimëve. Pemët frutore e
asimilojne azotin më tepër gjatë
fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa
më e madhe e N dhe P asimilohen
në periudhën e rritjes masive të
gjetheve dhe të rritjes masive të