www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Psoriaza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

INFORMACION MBI SËMUNDJEN E LËKURËS PSORIASIS.


Ç´është psoriasis? PSORIASIS

Psoriasis është një sëmundje kronike e lëkurës. Në Suedi kanë rreth 250 000 persona sëmundjen psoriasis. Simptoma është, të paraqiturit e njollave të kuqe, të mbuluara me lëkurë të bardhë të lëvoruar. Kjo mvaret nga se qelizat e lëkurës shumëzohen më shpesh se zakonisht. Këto njolla mund të paraqiten në lëkurë, por më shpesh në bërryla dhe gjunjë, trup dhe rrënjë të flokëve. Psoriasis mund të duket si puçërra të vogla dhe lëkurë shumë të sëkuqur, si nën sjetull, ijë dhe organet gjenitale. Por, edhe duartë, këmbët si the thonjët mund të sulmohen (nga psoriasis). Shkencëtarët mendojnë se psoriasis është një sëmundje autoimune, ku sistemi i imunitetit shkakëton inflamacion të lëkurës, e shpeshëherë edhe të gjymtyrve. Sëmundja e gjymtyrve quhet psiriasisartrit.

Çka shkakëton psoriasis?

Shkaku pse njeriu sëmuret nga psoriasis nuk është i qartë. Vetitë trashëguese (gjenet) duket se luajnë një rol të rëndësishëm në disponimin e rrethanave të zhvillimit të kësaj sëmundje. Krahas vetive trashëguese, për debutimin si dhe rrjedhën, ndonjëherë, lujanë rol edhe faktorë të tjerë, si psh. disa infektime si dhe stresi.

Kush sëmuret nga psoriasis?

Psoriasis mund të paraqitet kurdoherë gjatë jetës së njeriut. Psoriasis, më shpesh paraqitet tek të rinjtë. Gjysma e këtyre njerëzve sëmuren nga psoriasis, para moshës 25 vjeçare. Edhe fëmijët mund të sëmuren nga psoriasis, por këto janë raste të rralla. Nga psoriasis sëmuren njësoj, si burrat ashtu edhe gratë.

A infektohem nga psoriasis?

Jo, psoriasis nuk është fare sëmundje infektuese. A mund të shërohesh nga psoriasis? Jo, ende nuk ka ilaç për t´u shëruar nga psoriasis. Bëhen hulumtime intensive shkencore si në Suedi ashtu edhe në vise tjera, për t´i gjetur gjenet e sëmundjes, për të gjetur mënyra të sigurta dhe efektive të mjekimit, për ta zhdukur simptomën.

Si mjekohet psoriasis?

Mjekimi i sëmundjes psoriasis sot, ka për qëllim që në mënyrën sa më të thjeshtë t´ia lehtësojë jetën e përditshme të sëmurit. Sëmundja mjekohet me yndyrëra të ndryshme, për zbutjen e lëkurës, si dhe me ndriçim ultraviolet. Ka mjekim edhe me hape. Mjekimi i sëmundjes psoriasis bëhet gjithmonë sipas rekomandimit të mjekut. Preferohet një specialist i lëkurës.