www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Interneti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 2009306 i bërë nga 213.163.117.152 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 87: Rreshti 87:


== Burimi i të dhënave ==
== Burimi i të dhënave ==
===Shënime===
motrat ving ving
{{note|a}} '''Toleranca e defekteve''' është një veçori që i mundëson një sistemi të vazhdojnë të veprojnë si duhet në rast të defekteve (ose gabimeve) në disa nga komponentët e tij.


===Referimet===
===Referimet===

Versioni i datës 18 tetor 2019 11:18

Pamje e disa rrugëve në një pjesë të Internet-it.

Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike.Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve[a].[1] Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve.[2] Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern,[3] dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet.

Interneti ka si te mirat e veta po ashtu dhe te keqijat e tij. Pershembull ai na ndihmon per komunikimin kur ne jemi larg njeri-tjetrit. Ky ishte nje ndikim i mire i tij por e keqja e tij eshte se sa me shume kohe kalon aq me te varur po behen njerezit ndaj tij.

Terminologjia

Rrjete informative

LAN(Local Area Network)

Eshte sistem i rrjetes kompjuterike ne te cilen kycen/lidhen kompjuteret dhe pajisjet periferike te nje zyre ose kompanie.Pajisjet gjenden ne nje distance te vogel fizike.Kjo lidhje behet me qellim te shfrytezimit te perbashket te burimeve,pra ndarjes se tyre (p.sh nje printer perdoret prej disa shfrytezuesve) Rrjeti lokal LAN përbëhet nga dy ose më shumë kompjutera të lidhur së bashku në një zonë të kufizuar për shembull rrjeti në shtëpi shkolla etj.

MAN(Metropolitian Area Network)

Kur Kompjuterat qe gjenden ne distanca te medha janë të lidhur mes tyre permes rrjetes kompjuterike atehere kemi te bejme me MAN.Shembull mund te jete nje kompani qe zyrat i ka ne dy qytete te largeta dhe shfrytezuesit kane mundesi qe te bejne shkembimin e informatave nga te dy zyrat.

Client/Server

Nje arkitekture e rrjetit ne te cilin cdo kompjuter ne rrjet eshte ose klient ose server.Serveret jane kompjuter te fuqishem te dedikuar per menaxhimin e disqeve,shtypseve ose trafikun ne rrjet.Serveret sigurojne te dhenat per te gjithe kompjuteret qe jane brenda rrjetit.Klientet ne anen tjeter jane kompjuter personale (PC),ne te cilet shfrytezuesit i perdorin programet aplikative.Klientet lidhen ne servera me qellim te shfrytezuesit te resurseve ,sic jane fajllat dhe pajisjet per fuqi procesuese.

Puna e kompjutereve te lidhur ne grup (Workgroup)

Disa kompjuter te lidhur ne rrjet paraqesin nje grup punues.Ne kete rast shfrytezuesit mund te bejne ndarjen e shtypesit,modemit,skanerit,por edhe të informatave te tyre neper kompjuter.Shfrytezuesit mund t'u japin qasje shfrytezuesve te tjere ne resurset e tyre.Workgroup i ka edhe te metat e veta,pasi qe ne rast te kyqjes se me shume shfrytezuesve ne nje kompjuter,ai do te ngadalsohet shume,pastaj siguria eshte me e vogel dhe ne rast se gabohet ne dhenien e te drejtave,mund te vjen edhe deri te keqperdorimet e ndryshme.

Rruga e krijimit të internetit

Rrjeti ARPA

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.

Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "rrjet të decentralizuar" ,ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

Te arriturat shkencore

Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .

Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.

Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve

Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.

Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) për kete qellim.

Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.

Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.

Sot kur ne themi "Internet", atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.

Funksionimi i internetit

Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.

Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.

Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.

ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.

Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.

Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qera, për të cilin duhet t'i paguani qeradhënësit.

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.

Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.

Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization për organizata, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.

Shiko dhe këtë

Lidhjet e jashtme

Burimi i të dhënave

Shënime

^ Toleranca e defekteve është një veçori që i mundëson një sistemi të vazhdojnë të veprojnë si duhet në rast të defekteve (ose gabimeve) në disa nga komponentët e tij.

Referimet

  1. ^ "IPTO -- Information Processing Techniques Office", The Living Internet, Bill Stewart (ed), January 2000.
  2. ^ "Internet History -- One Page Summary", The Living Internet, Bill Stewart (ed), January 2000.
  3. ^ "So, who really did invent the Internet?", Ian Peter, The Internet History Project, 2004. Retrieved 27 June 2014.

Lidhje të jashtme