Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Serbokroatisht
Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.
Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.
Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.
Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:
А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m
Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š
cirilik
|
latin
|
Alfabeti fonetik
|
Përshkrimi
|
А а |
A a |
/a/ |
si a në shqip
|
Б б |
B b |
/b/ |
gjithmonë e zëshme; si b në shqip
|
В в |
V v |
/ʋ/ |
gjithmonë e zëshme; e përafërt me v në shqip
|
Г г |
G g |
/ɡ/ |
gjithmonë e zëshme; si g në shqip
|
Д д |
D d |
/d/ |
gjithmonë e zëshme; si d në shqip
|
Ђ ђ |
Đ đ |
/dʑ/ |
e përafërt me gj në shqip
|
Е е |
E e |
/ɛ/ |
si ae në shqip
|
Ж ж |
Ž ž |
/ʒ/ |
si zh në shqip
|
З з |
Z z |
/z/ |
si z në shqip
|
И и |
I i |
/i/ |
si i në shqip
|
Ј ј |
J j |
/j/ |
si j në shqipe
|
К к |
K k |
/k/ |
si k në shqipe
|
Л л |
L l |
/l/ |
si ll në shqip
|
Љ љ |
Lj lj |
/ʎ/ |
e përafërt me l në shqip
|
М м |
M m |
/m/ |
si m në shqip
|
Н н |
N n |
/n/ |
si n në shqip
|
Њ њ |
Nj nj |
/ɲ/ |
si nj në shqip
|
О o |
O o |
/ɔ/ |
si o në shqip
|
П п |
P p |
/p/ |
si p në shqip
|
Р р |
R r |
/r/ |
si rr në shqip
|
С с |
S s |
/s/ |
si s në shqip
|
Т т |
T t |
/t/ |
si t në shqip
|
Ћ ћ |
Ć ć |
/tɕ/ |
e përafërt me q në shqipe
|
У у |
U u |
/u/ |
si u në shqipe
|
Ф ф |
F f |
/f/ |
si f në shqipe
|
Х х |
H h |
/x/ |
e përafërt me h në shqip
|
Ц ц |
C c |
/ts/ |
si c në shqip
|
Ч ч |
Č č |
/tʃ/ |
si ç në shqip
|
Џ џ |
Dž dž |
/dʒ/ |
si xh në shqip
|
Ш ш |
Š š |
/ʃ/ |
si sh në shqip
|
- ^ Encyclopedia of Language and Linguistics, 2nd ed.
- ^ Ethnologue, Serbian