Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Ke Jing është studiuese albanologe dhe ballkanologe kineze.
Studimet
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës për gjuhë dhe letërsi shqipe. Në vitin 2013 mbrojti disertacionin në Universitetin e Louiswille-it në SHBA, me studimin monografik "The Four Others in I. Kadare’s Works", botuar nga shtëpia botuese universitare më 2014. Prof. dr. Ke Jing ka drejtuar për disa vite me radhë katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare në Pekin (BFSU), e cila është qendra më e rëndësishme e albanofonëve në Kinë. Studimet e Prof. Dr. Ke Jing kanë karakter antropologjik dhe krahasimtar në rrafsh ndërballkanik dhe në rrafshe të tjerë. Artikujt e botuar prej saj kanë të bëjnë me identitetin historik dhe kulturor të shqiptarëve vështruar përmes veprës së I. Kadaresë. Në mënyrë të veçantë ajo është e interesuar për raportet midis vetes dhe tjetrit[1].
Kjo çështje i ka dhënë mundësi asaj të bashkojë kompetencat në formim si albanologe e ballkanologe. Si shefe e katedrës së gjuhës shqipe dhe si drejtore e drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë, detyrë që e ushtron prej tri vjetësh, Prof. Dr. Ke Jing ka inkurajuar fuqizimin e albanologjisë në BFSU. Nisma e fundme e saj njihet me emrin Shqip plus, që ka kuptimin përmes shqipes drejt gjuhëve të tjera të Ballkanit. Prof. dr. Ke Jing drejton shkollën e doktoratës në studimet albanistike në BFSU dhe projektet themelore të saj: botimi e përkthimi rreth 25 titujve nga letërsia shqipe në gjuhën kineze dhe botimi i një fjalori prej 45 mijë fjalësh shqip-kinezisht dhe kinezisht-shqip. Vlerësimi i jurisë së çmimeve shkencore kombëtare për studimin monografik “The Four Others in Kadare’s Works”[1].
Referime
- ^ a b Ke Jing, Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial), intervistoi Valeria Dedja, Shekulli, 23 janar 2018.