www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

100 VJET PAVARESI

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Aktualitet

1.2.3.4...
[ 11 Korrik, 2013 ]
Ambasadori Cannon vlerësoi bashkëpunimin në rritje në këto vite mes dy parlamenteve, me vizita të shpeshta kryetarësh por edhe delegacionesh parlamentare.
[ 11 Qershor, 2013 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në takim Misionin parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
[ 05 Qershor, 2013 ]
Kryetarja e Kuvendit falenderoi për mbështetjen në forcimin e kapacitetetve të administratës dhe deputetëve së Kuvendit për përafrimin e legjislacionit dhe përmirësimin e funksioneve mbikqyrse të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo theksoi se integrimi europian është objektiv prioritar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve Shqiptare. Ne, tha ajo, jemi të angazhuar maksimalisht për projektin e Shqipërisë Europiane.
[ 05 Qershor, 2013 ]
Mbi 100 ekspertë të parlamenteve të Hungarisë, Francës dhe shteteve anëtare të BE, përgjatë 18 muajve, trajnuan me seminare, konferenca, vizita pune e studimore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, deputetët dhe administratën e Kuvendit shqiptar. Projekti përfshiu shumë drejtime të punës dhe jetës parlamentare si: përafrimi më eficent i legjislacionit vendas me atë të BE, përmirësimin e funksioneve mbikqyrëse legjislative, praktikave parlamentare, procesit të ligjbërjes, teknologjisë dixhitale të Parlamentit, transparencës, komunikimit, menaxhimit të burimeve njerëzore etj.
[ 30 Maj, 2013 ]
Deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin “Për nëpunësin civil”, si dhe propozimet për reformën parlamentare. (Projektvendimi “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit”si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550,datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, i ndryshuar”). Miratimi i këtyre ligjeve hap dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
[ 30 Maj, 2013 ]
Sipas propozimit, afati i legalizimit të kapitalit dhe falja e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor shtyhet deri në fund të këtij viti. Ky propozim u vlerësua nga mazhoranca si një inisiativë e suksesshme dhe mundësi e shtuar për përkrahjen e biznesit dhe kategorive të tjera të popullsisë.
[ 27 Maj, 2013 ]
[ 25 Maj, 2013 ]
“Ne, tha Jozefina Topalli, jemi të angazhuar për zgjedhjet më transparentet dhe më të mirat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Kam ftuar të gjithë Asambletë Parlamentare për të sjellë numrin më të madh të parlamentarëve për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri."
[ 24 Maj, 2013 ]
“Kemi miratuar me konsensus kuadrin zgjedhor, duke reflektuar në të, të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, bazuar mbi propozimet e opozitës”, tha Kryetarja e Kuvendit. Në lidhje me çështjen e KQZ-së, zonja Jozefina Topalli tha se: “Jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin në çdo moment për të votuar tre emrat për vendet e lëna bosh nga Partia socialiste dhe opozita.”
[ 21 Maj, 2013 ]
“Interesi ynë më i madh është mbarëvajtja e zgjedhjeve, tha ajo. Jemi të angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve më të larta ndërkombëtare. Transparenca e zgjedhjeve të kaluara u cilësua si maksimale, krahasuar edhe me vende të tjera. Transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.
[ 21 Maj, 2013 ]
“Sot, është një jubile i veçantë për qytetarët e qytetit tim. 100 Vjetori i Bashkisë së Shkodrës është një moment kujtese, reflektimi në memoren e historisë së këtij qyteti, që reflekton gjatë të gjithë historisë së Shqipërisë, dhe përtej kufijve të saj."
[ 16 Maj, 2013 ]
“Një promovim historik”, u cilësua nga historianët dhe studiuesit e pranishëm, botimi i kësaj kolane, ndërsa Kryetarja e Kuvendit tha se “kjo kolanë është historia e tribunës së mendimit filozofik shqiptar, e idealizmit dhe e botëkuptimit politik, intelektual, kulturor, të oratorisë dhe estetikës politike.
[ 14 Maj, 2013 ]
Duke folur për punën voluminoze të parlamentit shqiptar, Kryetarja e Kuvendit tha se : “Ka qenë një mandat reformator. Kemi kaluar në Parlament reforma të vështira por të mëdha, të cilat i kanë dhënë frymë biznesit dhe punësimit. Punësimi dhe integrimi mbeten prioritetet tona.”
[ 11 Maj, 2013 ]
Jozefina Topalli: "Natyrisht pas 100 viteve Shqipëra ka ndryshuar shumë, jeta jonë ka ndryshuar shumë por është një rast që shqiptarët të mendojnë që ne të vazhdojmë të përfaqësohemi edhe në parlament me emra me identitet, me emra me histori, me emra që na bëjnë nder.”
[ 06 Maj, 2013 ]
Zoti Rama lejoji deputetët sot që të vijnë dhe të votojnë tri ligjet. Si çdo ditë tjetër, si çdo seancë tjetër ato janë në rendin e ditës dhe Kuvendi i Shqipërisë , shqiptarët presin që të votohen këto tri ligje. Brukseli kërkon që të votohen këto tri ligje. Nuk është Jozefina që i kërkon. Është Brukseli dhe vokacioni perëndimor i shqiptarëve.
[ 06 Maj, 2013 ]
Seanca plenare miratoi sot Aktin normativ nr.2 “Për rivlersimin e pasurisë së paluajtshme” dhe Aktin normativ nr.3 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim ABU DHABI, për financimin e projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.
[ 05 Maj, 2013 ]
"Është një çast i bukur për t'i uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë “Gëzuar Pashkët”. Është një moment reflektimi mbi një akt hyjnor të sakrifikimit në emër të mëkateve të gjithë njerëzimit, që Jezusi bëri. Me një simbolikë për ti kujtuar botës, secilit prej nesh për ti qëndruar vlerave, me të cilat ne jemi rritur dhe do të shikojmë përpara".
1.2.3.4...

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara