KONKURS
PËR ÇMIMIN VJETOR “Profesor EKREM BEQIRI”
Për ese më të mirë nga studentët
Për të përjetësuar emrin dhe veprën e Prof.Ekrem Beqirit dhe në nderim të kontributit të tij të madh në shkencën kosovare dhe posaçërisht përkushtimi të tij në zhvillimin dhe avancimin e punës së kërkimeve shkencore në Kosovë dhe në Institutin Riinvest në veçanti, si dhe me qëllim të nxitjes së iniciativës, kreativitetit dhe aftësive kërkimore të studentëve, Bordi i Institutit Riinvest e ka themeluar Çmimin vjetor “Profesor Ekrem Beqiri” për ese më të mirë të shkruar nga fusha e shkencave ekonomike dhe sociale.
Bordi i Institutit Riinvest inkurajon studentët të konkurrojnë me esetë e tyre më të mira të shkruara gjatë vitit vijues akademik. Të drejtën e aplikimit për të fituar çmimin vjetor kanë të gjithë studentët kosovarë në vend dhe në botën e jashtme.
Formati i eseut:
- Fonti Times New Roman 12 pt
- Hapësirë e dyfishtë e tekstit (Double-spaced)
- Gjatësia e tekstit: 2-3 faqe
- Madhësia e letrës: A4
- Margjinat e faqes duhet të jenë 2.54 cm nga të gjitha anët
- Shkruani shifrën tuaj dhe numrin e faqeve në krye të çdo faqeje
- Dorëzohet në dy kopje të shtypura në formatin Microsoft Word Document
Autorët duhet të ruajnë versionin elektronik të punimeve me të cilat marrin pjesë në konkurs. Nëse eseu nuk i përmbahet formatit të kërkuar, i njëjti do të diskualifikohet nga konkurrimi. Juria profesionale vendos për dhënien e çmimit. Juria mund të vendos që përveç shpërblimit për vendin e parë, të ndajë nga një shpërblim edhe për vendin e dytë dhe të tretë.
Fondi i shpërblimeve është 600 €.
Aplikikimet me punime dërgohen në Institutin Riinvest në dy kopje të mbyllura veç e veç në pliko të veçanta, në njërën prej të cilave bashkë me shifër shkruhet edhe emri i autorit e cila futet në plikon në të cilën shkruan mos e hap para se juria të vendos për dhënien e shpërblimeve. Të dy plikot futen në një pliko më të madhe e cila mbyllet dhe në kopërtinën e saj shkruhet: aplikim për pjesëmarrje në konkursin për Çmimin Vjetor “Profesor Ekrem Beqiri”. Aplikacionet dorëzohen në këtë adresë: Instituti RIINVEST, Universiteti AABRIINVEST, Objekti 2, Zona Industriale, Prishtinë.
Konkursi mbetët i hapur 60 ditë. |