www.fgks.org   »   [go: up one dir, main page]

Riinvestinstitute

  • Decrease font size
  • Default font size
  • Increase font size
Lajme dhe Informata

 

KONKURS


PËR ÇMIMIN VJETOR “Profesor EKREM BEQIRI”


Për ese më të mirë nga studentët


Për të përjetësuar emrin dhe veprën e Prof.Ekrem Beqirit dhe në nderim të kontributit të tij të madh në shkencën kosovare dhe posaçërisht përkushtimi të tij në zhvillimin dhe avancimin e punës së kërkimeve shkencore në Kosovë dhe në Institutin Riinvest në veçanti, si dhe me qëllim të nxitjes së iniciativës, kreativitetit dhe aftësive kërkimore të studentëve, Bordi i Institutit Riinvest e ka themeluar Çmimin vjetor “Profesor Ekrem Beqiri” për ese më të mirë të shkruar nga fusha e shkencave ekonomike dhe sociale.


Bordi i Institutit Riinvest inkurajon studentët të konkurrojnë me esetë e tyre më të mira të shkruara gjatë vitit vijues akademik. Të drejtën e aplikimit për të fituar çmimin vjetor kanë të gjithë studentët kosovarë në vend dhe në botën e jashtme.

Formati i eseut:

  • Fonti Times New Roman 12 pt
  • Hapësirë e dyfishtë e tekstit (Double-spaced)
  • Gjatësia e tekstit: 2-3 faqe
  • Madhësia e letrës: A4
  • Margjinat e faqes duhet të jenë 2.54 cm nga të gjitha anët
  • Shkruani shifrën tuaj dhe numrin e faqeve në krye të çdo faqeje
  • Dorëzohet në dy kopje të shtypura në formatin Microsoft Word Document

 

Autorët duhet të ruajnë versionin elektronik të punimeve me të cilat marrin pjesë në konkurs. Nëse eseu nuk i përmbahet formatit të kërkuar, i njëjti do të diskualifikohet nga konkurrimi. Juria profesionale vendos për dhënien e çmimit. Juria mund të vendos që përveç shpërblimit për vendin e parë, të ndajë nga një shpërblim edhe për vendin e dytë dhe të tretë.


Fondi i shpërblimeve është 600 €.


Aplikikimet me punime dërgohen në Institutin Riinvest në dy kopje të mbyllura veç e veç në pliko të veçanta, në njërën prej të cilave bashkë me shifër shkruhet edhe emri i autorit e cila futet në plikon në të cilën shkruan mos e hap para se juria të vendos për dhënien e shpërblimeve. Të dy plikot futen në një pliko më të madhe e cila mbyllet dhe në kopërtinën e saj shkruhet: aplikim për pjesëmarrje në konkursin për Çmimin Vjetor “Profesor Ekrem Beqiri”. Aplikacionet dorëzohen në këtë adresë: Instituti RIINVEST, Universiteti AABRIINVEST, Objekti 2, Zona Industriale, Prishtinë.

Konkursi mbetët i hapur 60 ditë.

 
Instituti

Instituti për hulumtime zhvillimore Riinvest është think tank-u i parë në Kosovë që konsiderohet si organizatë hulumtuese, private jo-profitabile, me mision që ta promovoj zhvillimin modern ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë. Riinvesti kryen aktivitete hulumtuese, mban konferenca, tavolina diskutimi, bën publikime dhe raporte, përmban aktivitete edukative, dhe bën trajnime.

 
Forumi 2015

forumForumi 2015 u krijua në vitin 2003 si iniciativë e përbashkët mes Riinvestit dhe KFOS-it. Meqenëse Kosova ishte e stërmbushur me OJQ të cilat fokusoheshin në çështje të kufizuara, Kosova kishte nevojë për një institucion të përshtatshëm në shoqërinë civile i cili do të merrej me çështje të mëdha dhe kryesore për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Krijimi i Forumit 2015 rezultoi në përmbushjen e kësaj nevoje. Edhe sot, Forumi 2015 është vetëm një aktor që dëshiron dhe mund të përballet me tema të gjëra dhe të spikatura drejt rëndësisë të së ardhmes ekonomike dhe politike të Kosovës. Ky forum morri përsipër ta përgatis Kosovën për UE. Temat e zgjedhura nga Forumi 2015 reflektojnë ambiciet dhe janë shumë shpesh të ndërlidhura me njëra tjetrën.  Rritja e të qenit të informuar, e kompetencave brenda shoqëirsë civile Kosovare, si dhe mes aktorëve politik, akademik, dhe mjedisit të biznesit, do ta mundësojnë që Kosova ti përballoj sfidat e së ardhmes.

 
Universiteti AAB-Riinvest

Universiteti AAB – Riinvest ka mbi 3,000 student në 4 fakultete. Fakulteti Ekonomik ku Riinvesti ushtron ekspertizën e vet ka mbi 2,000 studentë, me rreth 1,000 student të rinjë çdo vit.

llogo

 


Sa jeni të kënaqur me punën e Institutit Riinvest